Nëse e konsumoni çajin, jeni më kreativë dhe keni imagjinatë më të pasur

    Nëse ju pëlqen të konsumoni shumë çaj, atëherë shanset janë të mëdha se keni një imagjinatë më të pasur dhe jeni më kreativë sesa personat të cilët e shmangin këtë pije, thonë psikologët nga Bejingu

    Ekipi i psikologëve ka publikuar studimin në revistën ‘Food Quality and Preference’, ndërsa studimi ka përfshirë 50 studentë në vitet e tyre të 20’ta.

    Gjysma e studentëve pjesëmarrës kishin konsumuar çaj të zi çdo ditë, ndërsa tjerët kishin konsumuar ujë, transmeton Telegrafi.

    Psikologët i kishin analizuar aftësitë e tyre njohëse dhe kreative përmes testeve të ndryshme.

    Në testin e parë, studentët është dashur ta krijojnë një ndërtesë me blloqe të formave dhe madhësive të ndryshme, ndërsa në testin e dytë është dashur ta gjejnë një emër kreativ për ndonjë restorant.

    Rezultatet e tyre pastaj ishin analizuar nga ekspertët të cilët nuk kishin marrë pjesë në hulumtim.

    Sipas tyre, studentët të cilët kishin konsumuar çaj në baza të rregullta ditore vazhdimisht kishin pasur nota më të larta për kreativitet në të dy testet.

    Sipas rezultateve të studimit, konsumimi i çajit para detyrave komplekse i rritë aftësitë njohëse te njerëzit. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se ata që pinë çaj ‘bëhen’ më kreativë.

    Çaji përmban substanca të cilat e relaksojnë trurin, dhe kur njerëzit janë të relaksuar janë më të prirë t’i shfrytëzojnë kapacitet e tyre. 

    Lajmi Paraprak

    Riciklimi i Berishës si binom i Ramës

    Lajmi i rradhës

    Tregtarët e papërgjegjshëm në Tetovë, shndërrojnë trotuaret në deponi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë