Tregtarët: Janë reduktuar blerjet për shkak të shtrenjtimit të produkteve ushqimore

    Rritja e çmimeve po dëmton çdo ditë xhepat e qytetarëve. Ata ankohen se pagat, pensionet dhe ndihmat e dhëna nga shteti nuk po dalin për të shtyrë muajin.

    Në vëzhgimin tonë në tregjet e kryeqytetit mishi, bulmeti dhe vaji për gatim vijnë me nga 50 – 100 lekë rritje, ndërsa këtyre i kanë paraprirë çmimet e bukës, perimeve dhe frutave.

     “Më mirë nuk ka ku të shkojë. Janë rritur të gjitha nga buka te mishi. Të gjithë njerëzit po e shtyjnë në minimumin jetik.”

    “Janë shtrenjtuar shumë, zarzavatet më së shumti. Edhe mishin rrallë po e shohim. Unë jam pensionist invalid dhe na dërgon lekë djali, se ndryshe do ishte e pamundur që t’ia dilnim me ilaçet dhe gjërat e tjera.”

    Një tregtar mishi në pazarin e Tiranës shprehet se njerëzit i kanë ulur blerjet

    “Tek tregu i mishit puna ka rënë shumë. Njerëzit nga 5kg që blini më para marrin vetëm 3 kg tani. Sata duan të blejnë, por si t’ja dalin me rrogat dhe pensionet që kanë. Edhe çmimet janë rrit nga 50 lekë për çdo kile mish” , tha tregtari.

    Këto pohime të qytetarëve dhe tregtarëve i pohojnë edhe statistikat. Besimi në ekonomi i qytetarëve ra në muajin janar sipas bankës së Shqipërisë, ndërsa ata bëhen gjithmonë edhe më pesimistë për të ardhmen. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Ronaldo thyen rekordin e pazakontë të Ligës Premier

    Lajmi i rradhës

    Letër e hapur znj. Letër Higjienike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë