TREGU I PUNËS / Në RMV nuk gjenden as pastrues

    Profesioni i përcaktuar si punëtor i përgjithshëm është padyshim ndër më të kërkuarit në vend dhe për të ka plot 489 vende të lira pune. Me këtë numër të vendeve të lira pune, ky profesion renditet në vendin e parë në listën 25 profesioneve më të kërkuara, fuqishëm i ndjekur nga profesioni i shitësit për të cilin figurojnë 482 vende të lira pune në shpalljet e Agjencisë së Punësimit.

    Në vendin e tretë renditet profesioni i pastruesit në hapësirat prodhuese-punuese me 369 vende pune dhe në vendin e katërt me 331 vende të lira pune renditet profesioni pastruesit në hapësirat banuese dhe afariste. Me fjalë të tjera, profesioni i pastruesit është më i kërkuari aktualisht në tregun e punës, me 800 vende pune që kërkohen në shpalljet e Agjencisë për Punësim. Në top dhjetëshin e vendeve vakante apo që po kërkohen në tregun e punës janë edhe 254 vozitës kamioni, 205 nëpunës administrativ, 172 kamerier, 141 punëtorë të ndërtimtarisë, 129 vozitës së furgonëve për transportin e mallrave, dhe 111 punonjës në arkën e dyqanit.

    Analizuar vetëm sipas veprimtarive të ndryshme dhe jo sipas profesioneve, numër më të madh të vendeve të punës me 1708 punonjës ofron industria përpunuese apo fabrikat, të ndjekur me 1238 punonjës në tregti, dhe 1101 punonjës në veprimtaritë administrative dhe ndihmës shërbyese. Në fakt edhe kjo renditje konfirmon se me të madhe kërkohet punëtorë të përgjithshëm dhe shitës.

    Në periudhën e fundit pra të lira janë 7643 vende pune, ndërsa në Agjencinë e Punës janë të regjistruar 105.452 të papunë në fund të muajit dhjetor 2023.

    Ekonomistët vlerësojnë se në një kohë kur një numër i madh kompanish vendase janë në vështirësi për të gjetur punonjës, kur punëtorët vështirë po gjenden jo vetëm për disa profesione të kualifikuara, por edhe për profile të tilla si shitës, punonjës magazine, kamerierë, banakierë, higjienistë etj. Numri i të papunëve tregon se punonjësit nuk duan angazhim jashtë profesionit të tyre, janë në pritje të punësimit tjetër, ose njerëzit punojnë diku në të zezë apo edhe jashtë shtetit për punë sezonale dhe figurojnë si të papunë vetëm në letër.

    Në ndërkohë edhe në pikat e shitjes me pakicë jashtë Shkupit për profesionin e shitësit ofrohen paga edhe me 28-30 mijë denarë në shpalljet e ndryshme në dyqane të vogla. Përderisa në Shkup në rrjetet më të mëdha të tregtisë ofrohen paga edhe deri në 37 mijë denarë, ndërsa në dyqanet më të vogla ofrohen paga deri më 32 mijë denarë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Denoncime për të punësuar në Agjencinë për administratë, kanë marrë ryshfet për dhënien e provimeve dhe për punësime

    Lajmi i rradhës

    Jo më funksione për personat në listën e zezë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë