Trençevska: Përmes dialogut mund të gjejmë zgjidhje në dobi të punëtorëve

    Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot ka takuar ambasadorin e Austrisë, Georg Vucas dhe përfaqësues të kompanisë tekstile “Teksport”, ku kanë biseduar për sfidat me të cilat ballafaqohet industria e tekstilit në përmbushjen e planit të planifikuar të punës, nevoja për punë jashtë orarit për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar dhe të interesuar për t’u angazhuar në veprimtarinë prodhuese.

    Siç kumton MPPS-ja, pronarja e “Teksport” ka theksuar nevojën për punësime të reja në kompaninë e saj për të plotësuar kërkesat për produkte të gatshme në kompani.

    Ambasadori Vucas iu referua cilësisë dhe kushteve të mira, respektimit të të drejtave të punëtorëve, si dhe pagës së duhur, të cilat janë përparësitë e kësaj kompanie dhe për këtë qëllim, punëtorët duhet të fokusohen në cilësinë që “Teksport” si një fabrikë mund të ofrojë.

    Lajmi Paraprak

    Përdorimet e farave chia

    Lajmi i rradhës

    15 vende ku vjeshta duket vërtetë shumë bukur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë