Trump: Biden një “armik i shtetit”

    Donald Trump e ka quajtur presidentin Joe Biden një “armik të shtetit” në tubimin e tij të parë që kur FBI kontrolloi rezidencën e tij në Florida për dosje të ndjeshme.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke folur me mijëra mbështetës në Wilkes-Barre, Pensilvani, ish-presidenti akuzoi zotin Biden se kishte armatosur FBI-në kundër tij.

    Bastisja ishte “një nga abuzimet më tronditëse të pushtetit nga çdo administratë në historinë amerikane”, citohet të ketë thënë Trump.

    Ai ishte në këtë shtet për të promovuar dy kandidatë republikanë.

    Trump, 76 vjeç, e kaloi pjesën e parë të fjalimit të tij gati dy orësh duke kritikuar veprimin e FBI-së, por më vonë iu kthye temave të njohura: pretendimet e rreme se zgjedhjet e vitit 2020 iu vodhën, sulmet ndaj rivalëve në Partinë Demokratike dhe premtimet për “Shpëtoni vendin tonë”. 

    Lajmi Paraprak

    Mbi 500 divorce vetëm për tre muaj në RMV

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Kur kuptojmë se, dhunuesi i 11 vjeçares ka lëvizur i lirë nënkupton se drejtësia ka dështuar, Vettingu është i domosdoshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë