“Turizmi kufitar”, kompanitë malazeze vijnë të furnizohen me naft në Shqipëri

    Rritja me ritme të larta e çmimeve të naftës në Shqipëri ka nxitur të ashtuquajturin turizëm kufitar në vendet fqinjë, ku karburanti është më i lirë.

    Operatorët e tregut pohojnë se ndonëse në tregun e brendshëm nuk është vënë re tkurrje e konsumit pas shtrenjtimit të naftës, për shkak se makina është mjet i domosdoshëm, shitjet kanë rënë në pikat kufitare.

    Kjo për shkak se shumë qytetarë po nxitojnë të furnizohen në Maqedoni, apo në Mal të Zi, ku nafta tregtohet ende me rreth 1.5-1.6 euro për litër, nga mbi 2 euro që kërceu në Shqipëri.

    Një prej tregtuese më të mëdhenj tregon një dukuri interesante. Në pikat e malit të Zi ka pasur një dyndje të automjeteve të konsumatorëve shqiptarë, që kanë nxituar të mbushin plot serbatorët, apo dhe me bidonë. Ai shton se qeveria e malit të Zi ka vendosur tavan mbi çmimet e naftës ndaj nuk janë shtrenjtuar karburantet në vendin fqinjë.

    Por, dyndja e konsumatorëve shqiptarë ka bërë që nafta në mal të Zi të “shterojë”, duke detyruar kompanitë treguese malazeze që t’u drejtohen partnerëve të tyre shqiptarë që të marrin furnizime nga Shqipëria!

    Nafta në Shqipëri është më e shtrenjta në rajon dhe ndër 10 më të shtrenjtat në botë, për shkak të barrës së lartë të taksave që mbahen tek karburanti, si akciza, taksa e qarkullimit, shërbime të tjera që kryhen nga koncesionarët si markimi, pompat etj., që përbëjnë rreth 60% të çmimit.

    Në raport me nivelet e të ardhurave në vend, nafta është shumë e shtrenjtë. Një shqiptar duhet të shpenzojë mesatarisht gati 20% të të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë, me çmimet e sotme, më shumë sesa çdo qytetar tjetër në Europë dhe e 17-a në botë.

    Edhe në vlerë absolute, Shqipëria, me nivelet aktuale, renditet ndër 10 vendet më të shtrenjta në botë, se bashku me Finlandën, Belgjikën, Danimarkën, Hong Kongun, Norvegjinë, Suedinë, që ka karburantin më të shtrenjtë në botë, me 2.6 dollarë për litër. Por, të ardhurat për frymë të suedezëve janë 51.4 mijë dollarë në vit, ose rreth 12 herë më shumë se të Shqipërisë. Si rrjedhojë një suedezi i duhet vetëm 1.9% e të ardhurave mesatare ditore për të blerë një litër karburant. Edhe një gjermani i mjaftojnë po rreth 2% e të ardhurave ditore./ Marrë nga Monitor.al/

    Lajmi Paraprak

    Shtetasit e RMV-së pa certifikatë të Covid-19 për të hyrë në Mal të Zi dhe Irlandë

    Lajmi i rradhës

    Dorëheqjet hileqare në PD

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë