Bushi: Viktimat do t’i sjellim brenda dy ose tre ditëve

    Nazim Bushi, zëvendës-ministër i Punëve të Brendshme theksoi mbrëmë për Alsat se kanë kontaktuar me familjarët e viktimave, si dhe i kanë dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për të marrë analizat e AND-së.

    “Gjatë tërë ditës ne si Ministri e Punëve të brendshme kemi ndërmarrë nëpërmejt sektorëve të punëve të brendshme duke filluar nga Dibra në Shkup. Kemi kontaktuar familjarët e vitkimave, kështu që kemi dërguar në institutin e mjeksisë ligjore për të marrë analizat e AND-së”, tha Bushi

    Ai theksoi se nuk ka asgjë zyrtare dhe nuk dihet ende arsyeja se pse ndodhi si dhe po presin nga autoritetet bullgare.

    “Ende nuk kemi asgjë zyrtare, presim, arsyet nuk i dijmë për çka, po presim hetimet nga autoritetet bullgare, dhe ditëve në vijim do të j’u informojmë gjithçka. Trupat e viktimave mendohet të mbërrijnë brenda dy ose tre ditëve”, shtoi Bushi.

    Lajmi Paraprak

    Schmidt: Dodik është shkaktari kryesor i krizës në Bosnje

    Lajmi i rradhës

    Udhëtarët e mbijetuar nga aksidenti tragjik janë në gjendje stabile

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë