Pamjet nga festa që ishte organizuar mbrëmë para Muzeut të Maqedonisë në Shkup në një ambient të hapur me dhjetëra njerëz pa maska dhe pa respektimin e protokollit Covid-19, janë bërë virale në rrjetet sociale, përcjell Nistori.
Në video shihet një dixhej dhe shumë njerëz duke kërcyer u dhe argëtuar pa respektuar masat e mbrojtjes kundër virusit Covid-19.
Për një pjesë të medies, nga Ministria e Brendshme deklarojnë se ata janë tashmë të njohur me rastin dhe janë duke punuar për të identifikuar personat që shkelën protokollet.
Mira Gaqina, drejtoreshë e muzeut, për portalin A1on deklaroi se nuk bëhet fjalë për aheng, por një shfaqje e mbajtur në kuadër të Bienales ndërkombëtare të artistëve të rinj dhe se ngjarja është organizuar sipas protokolleve të parapara. /Nistori/