“Turp, uji është nevojë elementare”, tre ditë një pjesë e Kondovës kanë mungesë të ujit

    Për tre ditë banorët e Kondovës nuk kishin asnjë pikë ujë në çezmat e tyre. Ujë për pije blinin, ndërsa për nevojat më elementarë disave prej tyre u vinin në ndihmë bashkëfshatarët nga zonat ku kishte ujë, e të tjerët nuk kishin zgjidhje përpos të prisnin qe ekipet e ujësjellësit të rregullonin defektet.

    “Qe sa ditë nuk keni ujë?
    -Që tre ditë. Që në orën 8 të hënën në mëngjes. Te komshiu po marrim ujë, se ai ka çezmë atje lart dhe ka sjellë një zorrë, ka mbush familja e tyre, tani po mbush unë.
    E gjithë kjo ana, nuk ka ujë?
    Çka kemi bërë, makina e enëve është përplot.
    Gazep.”

    “ Sot është dita e tretë. Mbushim tek fqinjët, me shishe. Enë plot, rroba plot. Qe tre ditë. Ta mendosh se makina plot, sot i hoqa filloi të vinte era”.

    Kur ekipi ynë mbërrit tek ujësjellësi në këtë fshat gjeti në terren ekipet e “Ujësjellës dhe Kanalizime”, të cilët po sanonin dëmet. Brenda pak minutash të njëjtët na informuan se dëmi ishte sanuar dhe se në çezmat e banorëve brenda një kohë të shkurtër do të kishte ujë. Pasi ekipet e ujësjellësit u larguan u rikthyem sërish në familjet e mësipërme për të parë nëse tashmë kishin ujë për pije.

    Nga “ Ujësjellës dhe Kanalizime” thonë se rrjeti është i gjatë 2 kilometra, me lidhëse në çdo 6 metra, andaj siç thonë, ka qenë e pamundur që të vërtetohet se ku saktësisht ka qenë problemi. Nga kjo ndërmarrje thonë se ekipet e tyre kanë ndërruar disa pjesë andaj edhe dëmi nuk mund të sanohej më shpejt. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Lëvizja Besa: Është koha për riorganizimin e opozitës | Sela: Për momentin nuk e mendojmë koalicionimin

    Lajmi i rradhës

    Shqyrtohet heqja e tarifës së lirë ditore të energjisë, revoltohen qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë