Turqia dënon vendimin e ShBA-së për embargon e armëve në Qipro

    Ministria e Jashtme e Turqisë tha më 17 shtator se dënon fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara për të hequr embargon e armëve ndaj Qipros.

    Departamenti amerikan i Shtetit tha të premten se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka hequr kufizimet e tregtisë në fushën e mbrojtjes për Qipron për vitin fiskal 2023.

    Ministria e Jashtme turke tha se ky vendim do të “forcojë edhe më shumë mospajtimet e palës greke qipriote dhe do të ndikojnë negativisht në përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Qipros”.

    “Kjo do të çojë në një garë armësh në këtë ishull, duke dëmtuar paqen dhe stabilitetin në Mesdheun lindor”, u tha në deklaratë, përmes së cilës iu bë thirrje SHBA-së që të rishqyrtojë vendimin dhe të ndjekë një politikë të balancuar ndaj të dyja palëve në ishull.

    Qiproja u nda pas pushtimit turk të vitit 1974. Që atëherë, pjesa jugore e Qipros udhëhiqet nga një administratë greke qipriote, që Ankaraja nuk e njeh.

    Tuqia njeh shtetin separatist turk në veri të ishullit të ndarë të Qipros. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Zelensky kërkon që bota të dënojë “shtetin terrorist” rus

    Lajmi i rradhës

    Për çfarë po ankohen ushtarët rusë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë