Turqia i kërkon Maqedonisë së Veriut ekstradimin e 86 personave

    Turqia pret nga Maqedonia e Veriut të ekstradon 86 persona, shtetas turk, të cilët janë të dyshuar se kanë lidhje me Lëvizjen e Fetulah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizatorë në tentimin për grusht-shtet para pesë viteve. “Gjatë katër viteve të kaluar është rritur numri i kërkesave për ekstradim deri te autoritetet në vend. Gjithsej për 86 persona kërkohet ekstradim nga vendi. Të gjitha këto kërkesa janë dërguar deri te kompetentët në Maqedoninë e Veriut, por deri më tani nuk është ndërmarr hap në këtë drejtim”, deklaroi ambasadori turk në Shkup, Hasan Mehmet Sekizqok, në pres konferencën e djeshme me rastin e 15 korrikut – Ditës së demokracisë dhe unifikimit kombëtarë të Turqisë. Ai potencoi se gjatë pesë viteve të kaluara njëra nga prioritetet kryesore të shtetit turk ishte të pamundësojnë veprimtarinë në vend dhe jashtë të lëvizjes së Gjylenit, e cila Ankaraja e quan “Organizata Terroriste”-  FETO.

    Në Turqi, tha Sekizqok është deshifruar strukturora e FETO-s në institucionet shtetërore dhe jo-shtetërore është deshifruar” dhe janë asgjësuar aktivitete e saj, ndërsa janë zbatuar dhe dëbimet nga vendet e huaja. “Kur jemi te Maqedonia e Veriut, strukturat e FETO-s vazhdojnë të jenë të pranishme në vend, të fshehur pas perdeve si institucione arsimore dhe kompani. Në çdo rast, deri te autoritetet e Maqedonisë së Veriut i dërgojmë kërkesat tona për të pamundësuar veprimtarinë e strukturave të FETO-s dhe dëbimin e personave të lidhur me FETO-n. Përfundimi i aktiviteteve të strukturave të FETO dhe dëbimi i personave të lidhur me FETO do të jenë hapa konkretë në drejtim të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit. Shfrytëzoj rastin përsëri edhe njëherë ti potencoj këto pritje. Me vendosshmëri do të vazhdojnë veprimtaritë tona në drejtim të asgjësimit të strukturave të FETO-s në vendet e huaja”, tha ambasadori Sekizqok. Ai megjithatë potencoi se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut bazohen në baza të forta dhe nuk varen nga një dosje./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Festa e Kurban Bajramit | E marta ditë jo pune për muslimanët në vend

    Lajmi i rradhës

    Korrupsioni në Ballkan është “miku besnik” i Rusisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë