Turqia nuk do të heq dorë nga armatimi rus

    Turqia nuk do të heqë dorë nga furnizimi me sistemin mbrojtës raketor rus, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftuan mediat shtetërore.

    Ai tha se këtë ia ka konfirmuar edhe presidentit amerikan, Joe Biden gjatë takimit të tyre më 14 qershor në Bruksel.

    “I thash Bidenit se ata nuk duhet të presin ndonjë qëndrim tjetër të Turqisë në lidhje me F-35 (aeroplanët amerikanë) dhe sistemin S-400 (sistemi rus). Ne bëmë atë që duhej, paguam paratë e nevojshme për F-35”, u tha Erdogan gazetarëve gjatë një fluturimi nga Azerbajxhani.

    Blerja e sistemit rus nga ana e Ankarasë ka tensionuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s, pasi ata kanë shqetësime se armatimi rus nuk është në përputhje me sistemin e aleancës dhe mund të kërcënojnë avionët luftarakë F-35 të SHBA-së.

    Vitin e kaluar, Uashingtoni e pezulloi Turqinë nga programi i saj i avionëve luftarakë të fshehtë F-35.

    Ankaraja ka hedhur poshtë shqetësimet.

    Të hënën, Biden dhe Erdogan u dukën optimistë pas takimit të tyre ballë për ballë, megjithëse aleatët e NATO-s nuk njoftuan ndonjë përparim të madh në mosmarrëveshjet, duke përfshirë S-400, Sirinë dhe çështje të tjera.

    Lajmi Paraprak

    Haxhiu: Qeverisë Kurti i duhet kohë që ta çkap shtetin

    Lajmi i rradhës

    Zaev – Ninova: Kemi qëllim të njëjtë, popujt të jenë të afërt dhe së bashku në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë