Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të vizitës së sotme në Republikën e Bullgarisë, u takua me kryetaren e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova.
Kryeministri Zaev dhe kryetarja e BSP-së Ninova, u dakorduan se bisedimet e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian duhet të fillojnë sa më shpejtë dhe se çdo mbështetje në këtë drejtim është shumë e rëndësishme.
Kryeministri Zaev gjatë bisedës theksoi se investimi për realizimin e këtij qëllimi është i madh dhe se delegacioni qeveritar maqedonas është në Sofje me qëllime të sinqerta dhe të ndershme, që të bëhet hap i përbashkët drejt zgjidhjes. /Nistori/