U deshtën dy vite për përdorimin e shqipes në uniformat e policisë

    Dy vite pas kërkesës që ish zv.ministri i brendshëm Agim Nuhiu e kishte dërguar në Qeveri për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat dhe emblemat e policisë, ekzekutivi tek tani në mbledhjen e sotme ka formalizuar dekretin i cili do t’i mundësojë përdorimin e shqipes në uniformat e policisë aty ku të paktën 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhë tjetër nga gjuha maqedonase.

    Katër vite pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i njëjti nuk gjen zbatim në uniformat e asnjë force tjetër, përfshi ushtrinë, doganat dhe njësitë tjera në kuadër të Qytetit të Shkupit dhe komunat ku të paktën 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhën shqipe. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dënohet gazetarja ruse që protestoi në televizionin shtetëror kundër Putinit

    Lajmi i rradhës

    Sela do të futet në garë i vetëm për kryetar partie

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë