Sela do të futet në garë i vetëm për kryetar partie

    Mbi 1600 anëtarë të ASh-së, me nënshkrimet e tyre kanë propozuar Ziadin Selën për kryetar të
    partisë, shkruan
    Nistori.

    Më 13 mars në ora 24:00 përfundoi afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetarë të Aleancës për Shqiptarët që do të zgjidhet në Kongresin e Dytë, i cili do të mbahet më 27 mars. Rikujtojmë se sipas statutit një kandidat mund të propozohet me të paktën 400 nënshkrime dhe më së voni dy javë para mbajtjes së Kongresit.

    Më herët, kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari u përfol se do të kandidojë për kryetar partie në kongresin e ASh-së. Mirëpo ai u deklarua se kjo do të ndodhë vetëm nëse kryetari aktual i partisë, Sela nuk do të kandidojë sërish.

    “Nëse kandidon Kryetari, as që diskutohet kandidimi im. Në qoftë se Kryetari eventualisht nuk kandidon e shqyrtojmë e shohim. Por, nuk kemi ndonjë vendim përfundimtar. Por besoni, aq e parëndësishme është kjo për neve si strukturë partiake”, u shpreh Taravari.

    Ndërsa në një prononcim tjetër, Taravari shprehu publikisht mbështetjen e kandidaturës së Selës.

    “Nëse Sela kandidon, unë nuk do të kandidoj dhe ai do të ketë mbështetjen time, por nëse nuk do të kandidojë, mund edhe të mendoj. Me Selën kemi bashkëpunim të shkëlqyer”, tha Taravari për “Utrinski Brifing”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    U deshtën dy vite për përdorimin e shqipes në uniformat e policisë

    Lajmi i rradhës

    Pse shkruaj?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë