U gjetën afër një milion euro të falsifikuara, policia e RMV-së ka arrestuar dy persona

    Policia e Maqedonisë së Veriut në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit ka arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë falsifikuar 902 150 euro.

    Dy të arrestuarit janë nga Kameruni, 36 vjeçari T.R.F. dhe 40 vjeçari M.B.S., të cilët po vinin nga Milano. Te i akuzuari i parë janë gjetur mijëra bankënota të falsifikuara prej 50, 100, 200 dhe 500 eurove, sikurse edhe te i akuzuari i dytë, te i cili gjithashtu është gjetur edhe një pasaportë franceze të rrejshme në emër të K.V.S. dhe një pasaportë të tejshme të Kamerunit në emër të S.I.F.

    Pas analizave nga Banka Popullore në RMV dhe Reparti për kriminalistikë ne MPB, është konstatuar se këto bankënota janë të falsifikuara me pajisje profesionale. Pas kësaj, Policia ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Shkupit ndaj dy personave në bazë të nenit 271, paragrafi 2 nga Kodi Penal.

    Lajmi Paraprak

    RMV, në mesnatë përfundon paraqitja për votim për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm

    Lajmi i rradhës

    Në RMV studentët edhe javën e ardhshme do të mund të aplikojnë për bursa studentore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë