Ukraina mund të përdorë armët gjermane ndaj objektivave ruse

    Pas ShBA, edhe Gjermania i lejon Ukrainës tani të përdorë armët gjermane kundër objektivave ushtarake në Rusi. Kjo është në përputhje më të drejtën ndërkombëtare, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane në Berlin.

    Sipas vlerësimit të qeverisë gjermane, Ukraina mund të mbrohet nga sulmet ruse me armët gjermane duke i përdorur ato edhe ndaj objektivave ushtarake në Rusi. “Në javët e fundit, Rusia nga pozicione në zonën e drejtpërdrejtë kufitare ruse ka përgatitur, koordinuar dhe zhvilluar sulme sidomos në zonën e Kharkivit”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit në një njoftim për shtyp.

    “Së bashku ne jemi të bindur, se Ukraina ka të drejtën e garantuar ndërkombëtare, të mbrohet kundër këtyre sulmeve. Për këtë ajo mund të përdorë armët e furnizuara në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare, edhe armët me të cilat e kemi funrizuar ne”, thuhet më tej në njoftimin e qeverisë gjermane. Ky hap i Gjermanisë erdhi pas miratimit që bëri edhe ShBA. Nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, nuk u tha, se për çfarë armësh bëhet fjalë, por mendohet se armët që mund të përdoreshin janë tanket “Haubitz” 2000 dhe raketahedhës MARS-II. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët e kanë të vështirë të fitojnë pavarësinë, faji i prindërve

    Lajmi i rradhës

    Inatet politike i lënë banorët e Studeniçanit në “baltë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë