Ulen pagat e zyrtarëve, do të marrin rroga pa një rritje prej 78%

    Mbi 1000 funksionarë të zgjedhur dhe emëruar në vend pritet që së shpejti të mos kenë më paga edhe prej 2000 euro, por të marrin rroga pa një rritje prej 78 për qind. Fillimisht autoritetet thanë se po shqyrtohet mundësia e uljes së koeficientëve në përllogaritjen e pagave, por më pas thanë se përmasat e pagave të zyrtarëve do të rregullohen me një zgjidhje të re ligjore. Një ligj i tillë nuk është miratuar mbi gjashtë muaj, ndërsa pritet që zyrtarët shtetërorë, të marrin paga të korrigjuara në të ardhmen.

    Nga ekzekutivi më parë theksuan se po kërkojnë një mënyrë për të ulur pagat e zyrtarëve, për të cilën duhet edhe vendimi i Parlamentit. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, thotë se në Qeveri do të dorëzohet një zgjidhje ligjore për Ligjin për pagat e personave të zgjedhur dhe të emëruar, për një zgjidhje më të drejtë, e cila do të lirojë një pjesë të mjeteve për masat kundër krizës për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve. Kjo paraqet edhe një hap në drejtim të asaj se të gjithë duhet të jenë solidarë në kohë të krizës. Pritet që kjo zgjidhje ligjore t’i dorëzohet edhe Parlamentit për votim.

    Sindikalistët mendojnë se zgjidhja qëndron në miratimin e ndryshimeve ligjore që do të ulin dhe korrigjojnë koeficientin për kompleksitetin e vendit të punës, gjë që do të ulte pagat e zyrtarëve. Sindikatat disa herë kanë reaguar për rritjen e pagave me 78 për qind të zyrtarëve që me pagën e prillit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kohë më parë, kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov theksoi se akoma nuk ka përgjigje për nismën e tyre të parashtruar në fund të muajit gusht për zvogëlimin e pagave të funksionarëve. Me iniciativën kërkohej ndryshimi I Ligjit për pagat e zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar, pra aplikimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, me të cilin zyrtarët dhe punonjësit do të kenë të njëjtën mënyrë të llogaritjes së pagave duke filluar nga marsi i vitit 2025, dhe jo pagat të përllogaritet për punonjësit me pikë, ndërsa për zyrtarët me koeficientë. Pra , kërkohet që edhe për punonjësit të vlejë parimi i pagës bruto mesatare i shumëzuar me koeficientin e ndërlikueshmërisë së vendeve të punës. Bile nga Sindikata vlerësojnë se kjo kategori e të punësuarve në mënyrë të pa merituar ka realizuar paga më të larta pa pasur rezultat dhe as angazhim më të madh.

    Nga ana tjetër pritet që funksionarët nga janari i vitit të ardhshëm të marrin paga deri në 400 euro më të larta se ato që pranojnë tani. Kjo vjen në bazë të dispozitave ligjore dhe harmonizimit të pagave ku sivjet rritja e pagës mesatare është më e lartë në raport me vitin paraprak, andaj edhe rritje është më e madhe. Sipas MPPS, për zyrtarët nuk vlen rritja e pagës me 10 për qind për muajin shtator.

    Nga ana tjetër, në muajin prill zyrtarët filluan të marrin paga më të larta për rreth 1000 euro, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit zyrtarët mund të rriten për gati 80 për qind. Gjykata Kushtetuese deklaroi se nuk ka vendosur për shumën e pagave, por është kërkuar vlerësimi i kushtetutshmërisë së dispozitave të veçanta. Është vlerësuar si antikushtetuese ngrirja e bazës deri më tani. Nga atje shtojnë se ndryshimet dhe korrigjimet e pagave janë përgjegjësi e Parlamentit dhe nismave ligjore që e mundësojnë këtë, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk vendos për pagat.

    Nga muaji prill, më shumë zyrtarë, gjykatës, prokurorë, kryetarë komunash, drejtorë…marrin paga më të larta nga muaji prill, që nënkupton dalje të mjeteve shtesë nga buxheti në vlerë prej 960 milionë denarë në vit (mbi 15 milionë euro) ose 80 milionë denarë në muaj. Bëhet fjalë për shpenzime të paplanifikuara buxhetore, duke qenë se masa hyri në fuqi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili shfuqizoi dy nene të Ligjit për paga dhe kompensim të zyrtarëve, që mundësoi rritjen e pagave të zyrtarëve me 78 për qind. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Bytyqi: Të gjitha partitë për front europian, mund të na bashkohen në zgjedhjet e ardhshme

    Lajmi i rradhës

    “Varfërinë e ndiej në palcë, ajo është bërë fryma që më helmon”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë