Vetëm një fillorist në Qendër Zhupë

    Proceset të migrimit masiv në pjesën më perëndimore të vendit faktikisht kanë ulur dukshëm numrin e nxënësve. Komuna rurale Qendër Zhupë është një ndër komunat ku mbi 70 për qind e popullatës jeton në mërgim kryesisht në Itali, Gjermani dhe Zvicër. Në këtë komunë jetojnë edhe shqiptarë dhe fëmijët e tyre mësojnë në shkollën qendrore “Kemal Mustafa Ataturk” të kësaj komune. Ulja e numrit të nxënësve në këtë shkollë ndjehet në të tre gjuhët në të cilët realizohet mësimi, por më drastike është në paralelet në gjuhën shqipe. Në vitin e ri shkollor 2023/24 ka vetëm një fillorist shqiptar.

    Në lidhje me uljen të numrit të nxënësve në shkollën qendrore “Mustafa Kemal Ataturk” në Qendër Zhupë, biseduam me zëvendësdrejtorin Zeqir Isoski. Ai për gazetën KOHA thotë se nga viti në vit ka një ulje të nxënësve edhe atë në të tre gjuhë në të cilët realizohet mësimi. Në shkollën qendrore dhe në shkollat periferike të kësaj komune ndjehet me të madhe ulja e numrit të nxënësve meqë migrimi s’ka të ndalur. Sa u takon paraleleve në gjuhën shqipe mund të themi se ulja është rapide dhe aktualisht në klasën e parë kemi të regjistruar vetëm një fillorist.

    “Për fat të keq migrimi është masiv edhe në fshatin Ballancë ku jeton popullata shqiptare. Numri i përgjithshëm i nxënësve në paralelet shqiptare këtë vit shkollor është 15. Është një numër shumë më i vogël në krahasim me vitet e mëparshme”, thotë zëvendësdrejtori Zeqir Isoski. Ai thotë se duke marr parasysh numrin e vogël të nxënësve mësimi në gjuhën shqipe realizohet në klasë të kombinuara. Ai sqaron se një klasë të kombinuar ka për nxënësit klasë të para të dytë dhe të treta, një klasë e kombinuar është për nxënësit e katërt dhe të pestë dhe dy paralele të tjera të kombinuara janë për klasën e gjashtë dhe shtatë, tetë dhe nëntë. Problem nuk kemi me kuadrin arsimor dhe mësimi realizohet pa problem, thotë ai.

    Nxënësit në paralelet në gjuhën shqipe janë aktiv dhe së bashku me nxënësit me paralele me mësim në gjuhë turke dhe maqedonase janë pjesëmarrës në programet të ndryshme që realizohen në shkollën tonë, thotë Isoski .

    Gjatë vizitës tonë në Qendër Zhupë biseduam edhe me arsimtaren Tirona Cami e cila është arsimtare në paralelet në gjuhën shqipe në këtë shkollë. Edhe ajo thotë se nga viti në vit ka një ulje drastike të numrit të nxënësve meqë mërgimi është masiv i gjeneratave të reja.

    “Realizojmë mësim në klasë të kombinuara dhe procesi edukativo arsimor realizohet pa probleme. Unë dhe kolegët e tjerë vijmë nga Dibra për çdo ditë dhe nuk kemi as probleme me transportin”, ka thënë ajo.

    Në bisedat që kemi me prindërit e nxënësve jemi të informuar se rreziku për uljen e mëtutjeshme të nxënësve ekziston.

    Në lidhje me problemin në fjalë biseduam edhe me anëtarin e këshillit të komunës Qendër Zhupë, Zeqir Iseni. Zeqiri është nga fshati Ballancë dhe thotë se migrimi s’ka të ndalur. Për fat të keq migrimi ka sjell që në shkollë të kemi shumë pak nxënës shqiptar, thotë ai. Para një dekade në shkollën qendrore në Qendër Zhupë ka patur afro 100 nxënës në paralelet në gjuhën shqipe. Ai numër ka filluar të ulet nga viti në vit.

    Lajmi Paraprak

    Administrata në RMV gjysmë moderne!

    Lajmi i rradhës

    Ulen rendimentet e duhanit në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë