Ulje drastike e filloristëve në Dibër – Klasat me 7 nxënës

    Fotografi ilustruese

    Këshilli i komunës Dibër për shkak të uljes drastike të numrit të filloristëve që faktikisht sjell në pikëpyetje numrin e paraleleve në komunë, ka sjell vendim që paralelet të funksionojnë me më pak nxënës se sa 20, që është një e drejtë e Këshillit të Komunës, por që pastaj vendimi përfundimtar e sjell Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Situata me uljen e nxënësve në shkollat e Dibrës vërehet dhe merr përmasa shqetësuese nga viti në vit. Këtë vit në tre shkollat fillore të Dibrës në klasat e para janë regjistruar gjithsej 127 nxënës, numër që është shumë më i vogël në krahasim me vitet e kaluara.

    Në shkollën fillore “Penestia” janë regjistruar gjithsej 66 filloristë, në shkollën fillore “Said Najdeni” 28 , dhe në shkollën fillore “Riste Ristevski”, në fshatin Kosovrast të Poshtëm 33 filloristë. Për shkak të këtij numri të ulët, paralelet në këto shkolla fillore kanë numër të nxënësve nën 20 që do të thotë janë nën normën ligjore për të themeluar paralele.

    Ashtu mesatarisht në katër paralelet në shkollën “Penestia”, numri i nxënësve është 16, në shkollën “Said Najdeni” në katër paralele numri mesatar është nga 7 nxënës dhe në shkollën në fshatin Kosovrast në katër paralele mestarisht me 10 nxënës. Këta numra shqetësuese siç u tha në seancë rrezikojnë edhe mbylljen të disa paraleleve dhe normalisht edhe ngeljen pa punë të arsimtarëve. Kryetari i këshillit Fuat Spahiu pas miratimit të vendimeve për uljen të numrit të nxënësve në paralelet, thotë se është një rrugëdalje që e mundëson ligji për arsim fillor.

    Situata nuk është më e mirë as në shkollën e vetme komunale “28 Nëntori” në Dibër. Atje në të gjithë paralelet në vitin e parë nuk plotëson numrin e nxënësve që do të thotë as minimumin nga 25 që është paraparë me ligj. Në vitin e parë në këtë gjimnaz ka 8 paralele me gjithsej 138 nxënës nga të cilët 5 paralele në gjuhën shqipe dhe 3 në gjuhën maqedonase. Por për të mbetur të 8 paralelet patjetër këshilli ka sjell një vendim që paralelet të mund të formohen edhe me numër të nxënësve nën 25.

    Situata me numrin e ulët të nxënësve është shqetësuese sidomos për arsimtarët të angazhuar në paralelet në fjalë. Pa vendimet të Këshillit të komunës shumë shpejt mund të ndodhte që një pjesë e arsimtarëve të mbetet pa punë, meqë patjetër duhej të ulet numri i paraleleve si në shkollat fillore ashtu edhe në shkollën e mesme në Dibër. Por nga ana tjetër një pjesë e këshilltarëve me të drejtë theksojnë se punësimet partiake kanë rritur numrin e arsimtarëve prandaj edhe numri i paraleleve faktikisht është jo objektive dhe i madh me qëllim që në punë të mbeten të gjithë arsimtarët e pranuar. /koha/

    Lajmi Paraprak

    SA MUND T’U KRYJË PUNË 1 MIJË DENARË QYTETARËVE TË RMV-SË!

    Lajmi i rradhës

    Publikimi i të dhënave të personave që luftuan në Siri – cenon sigurinë e tyre, por edhe të familjarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë