UNESCO: fëmijët e Maqedonisë së Veriut kalojnë më pak kohë në shkolla

    UNESCO ka publikuar analizën për cilësinë e sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut, një analizë me të dhëna 15 vjeçare, analizë ku u theksuan problemet, si lëvizja e popullsisë brenda dhe jashtë shtetit, përcjell Nistori.

    “Edhe pse ka rritje të kohës që fëmijët dhe të rinjtë e kalojnë në shkolla – 15.7 vjet, ajo është nën mesataren evropiane prej 19.4 vjet”, u alarmua në Analizë, duke shënuar që ka një rritje të harmonizimit të sistemit arsimor me tregun e punës.

    Kjo analizë është financuar nga Bashkimi Evropian dhe është zbatuar nga Instituti për politika evropianë në UNESCO, në bashkëpunim me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë.

    Analiza alarmoi se kemi reduktim të numrit të nxënësve, për shkak migrimit të brendshëm drejt qendrave urbane dhe migrimit të jashtëm të familjeve, duke e paraqitur si një shqetësim të rëndësishme edhe fenomenin e ikjes së trurit.

    Lajmi Paraprak

    Raporti i Progresit të KE-së: Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparim në parandalimin e korrupsionit

    Lajmi i rradhës

    KE: Maqedonia e Veriut ta kthejë besimin në sistemin gjyqësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë