ASH-AAA nderon me një minutë heshtje 14 viktimat e 8 shtatorit, Sela: Ta luftojmë këtë politikë të keqe 20 vjeçare që e ka vrarë shpresën

    Ke djegur kallamin ose tallat në liqenin e Strugës, ke prerë drurin në malësinë e Tetovës dhe në Kërçovë e gjetiu, e sot të dalësh dhe të thuash se ke plan për ambient jetësor, janë gjëra që nuk shkojnë njëra me tjetrën; – kështu është shprehur sot kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në tubimin përmbyllës në Tetovë për zgjedhjet lokale, përcjell Nistori.

    “Ke djegur kallamin ose tallat në liqenin e Strugës, ke prerë drurin në malësinë e Tetovës dhe në Kërçovë e gjetiu, e sot të dalësh dhe të thuash se ke plan për ambient jetësor, janë gjëra që nuk shkojnë njëra me tjetrën. Këto gjëra janë vetëm për të rikujtuar, se shqiptarët janë vetëdijësuar, janë ngritur në këmbë, Tetova është ngritur në këmbë, dhe ne do ta sjellim ndryshimin dhe fitoren”, tha Sela, duke shtuar se fitorja do të nis nga Struga dhe do të përfundojë në kryeqendër në Çair të Shkupit.

    Sela tha se nuk do të mund të gënjehet më tetovari dhe të gjithë shqiptarët me jetë dhe ambient jetësor kur 20 vite është punuar kundër jetës dhe kundër ambientit.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos e humbasin besimin tek politika, por të dalin dhe të luftojnë politikën e keqe dhe u bëri thirrje që së bashku ta luftojnë këtë politikë të keqe 20 vjeçare që e ka vrarë shpresën.

    Përndryshe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë nderuar 14 viktimat nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë. Ata tubimin përmbyllës në Tetovë e filluan me një minutë heshtje në shenjë nderimi për viktimat. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Vota juaj vlen shumë, këshilli komunal në Zhelinë do të inicojë shumë projekte konkrete”

    Lajmi i rradhës

    Gashi: Kësaj here do të dalim faqebardhë, do të mbrojmë votën tonë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë