UNT-ja pa hapësira, kampusi ende në letër: universiteti kërkon ndihmën e Qeverisë

    Rritja e numrit të studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup ka nxjerrë në pah mungesën e hapësirave të mjaftueshme për zhvillimin e procesit mësimor, ndërsa kampusi i ri universitar ende nuk është ndërtuar, përcjell Nistori.

    Përballë kësaj situate, Rektorati i UNT-së ka kërkuar ndihmën e institucioneve qeveritare për renovimin dhe përshtatjen e objekteve ekzistuese.

    Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Bekim Fetahu, thotë se hapësirat aktuale nuk i plotësojnë nevojat e universitetit dhe se deri në ndërtimin e kampusit të ri duhet të gjendet një zgjidhje e përkohshme.

    “Një nga fakultetet duhet të rialokohet në një objekt tjetër për një periudhë të pacaktuar, derisa të ndërtohet kampusi i ri universitar”, ka deklaruar Fetahu.

    Sipas Rektoratit, rritja e interesimit dhe e numrit të studentëve e ka bërë edhe më urgjente çështjen e hapësirave. Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrje institucionale për renovimin dhe përshtatjen e objekteve ekzistuese, deri në realizimin e kampusit të ri të UNT-së.

    Lajmi Paraprak

    Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

    Lajmi i rradhës

    Gjashtë lloje frutash që mund të ndihmojnë në rregullimin e kolesterolit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë