Ushqim do të ketë, nuk priten probleme me importin, por a do të ketë shtrenjtime të reja?!

    Kriza e ushqimit në përmasa botërore po bëhet gjithnjë e më aktuale. Gjendja është shqetësuese, ndërsa pasojat, shprehen ekspertët, do të ndihen ende. Konflikti ruso-ukrainas ka çrregulluar në mënyrë plotësuese furnizimin global që tashmë është kërcënuar nga ndryshimet klimatike dhe epidemia e koronës.

    Sa arrin vendi të përballet me “kërcënimet” e këtilla dhe si e menaxhon goditjen? Cili është rezultati nga masat e deritanishme për mbrojtje të qytetarëve dhe ekonomisë, intensifikohet prodhimtaria bujqësore vendore dhe cilat kultura janë “më kritike”?

    Kompetentët sigurojnë se ushqim do të ketë.   Edhe shkenca konsideron se ne nuk do të përballemi, por paralajmëron kujdes rreth çmimeve të disa prodhimeve të caktuara. Sipas bujqve, mund të përballemi me sfidat dhe të sigurojmë ushqim personal vetëm nëse politikat, masat dhe subvencionet krijohen në drejtim të forcimit të prodhuesve të mirëfilltë, ata veprimtaria themelore e të cilëve është bujqësia. Biznesi, nga ana tjetër, është decid, se do të prekemi nga mungesa globale, por sa, nuk mund të thuhet saktësisht meqë varet nga ajo se çfarë do të ndërmerret në mënyrë që të ulen efektet e padëshiruara.

    “Gjendja aktuale gjithsesi brengos, por mendimi im është se te ne megjithatë nuk do të ndodhë mungesë e ushqimit.  Ajo që na prekë dhe për çka duhet të jemi të kujdesshëm është çmimi i produkteve të caktuara bujqësore-ushqimore që ne nuk i prodhojmë në sasi të mjaftueshme dhe të cilat janë nga importi, ndërsa jemi dëshmitarë se çmimet janë rritur seriozisht.   Në aspektin e importit jemi të varur për produkte të caktuara, por për fat të keq këto janë produktet themelore ushqimore, para së gjithash gruri (mielli), vaji për ushqim, mishi (i pulës dhe viçit), qumështi,… Ajo që është për ne si shtet pozitive në këtë krizë, të shkaktuar para së gjithash nga konflikti ruso-ukrainas, është se nuk jemi të varur në aspektin e importit nga këto destinime.    Kryesisht i importojmë këto produkte në tregun rajonal, para së gjithash nga Serbia, Kroacia, Bullgaria, Hungaria, tha profesori Dragi Dimitrievski nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit.

    Dimitrievski thekson se prodhimi bujqësor shënon rënie, ndërsa edhe rendimentet janë të ulta.

    “Kemi prodhim që, për fat të keq, ka qenë në rënie në vitet e fundit, ndërsa para së gjithash reduktohen sipërfaqet e punueshme dhe jo vetëm për të mbjellat që i përmenda paraprakisht, por reduktohet edhe numri i bagëtisë. Ky është rezultat i kombinimit të disa faktorëve, por më seriozi është shpopullimi, pra largimi i të rinjve nga zonat rurale dhe braktisja e kapaciteteve prodhuese. Lidhur me rendimentet, ne nuk kemi ndryshime të rëndësishme dhe ato janë kryesisht të ulta”, sqaron profesori.

    Ai nuk pret çrregullime dhe probleme në raport me importin.

    “Konsideroj se tregu do të funksionojë dhe se nuk do të vjen deri te radikalizimi i tillë, të vihemi në situatë që të mos ketë nga ku të importojmë ndonëse kjo, gjithsesi, para së gjithash varet nga vendimet e shteteve prej ku importojmë.  Edhe vendet që kanë prodhimtari të madhe të këtyre produkteve duhet ta plasojnë atë prodhimtari në mënyrë që të mos vihen në situatë që prodhuesit e tyre të lihen pa të ardhura, të mos mund ta shesin atë që është prodhuar.  Bëhet fjalë për prodhimtari me periudhë të kufizuar të përdorimit, që duhet të plasohet patjetër”, thekson Dimitrievski.

    Profesori bën të ditur edhe se për kriza të këtilla, janë të qarta rekomandimet e shkencës – prodhimtaria vendore të mbështetet dhe promovohet seriozisht.

    Profesori bën të ditur edhe se për kriza të këtilla, janë të qarta rekomandimet e shkencës – prodhimtaria vendore të mbështetet dhe promovohet seriozisht.   Këtë ua ligjëroj edhe studentëve, se arsyeja kryesore e ekzistimin e politikave bujqësore është sigurimi i ushqimit për popullsinë e shtetit. Si rrjedhojë, të gjitha masat për mbështetje të bujqësisë duhet të orientohen drejt përdorimit të të gjitha kapaciteteve prodhuese, rritje të produktivitetit në prodhimtarinë përmes vendosjes së teknologjive bashkëkohore, shfrytëzim të arritjeve bashkëkohore teknike, gjë që, nga ana tjetër, mund të arrihet vetëm me përdorimin e shkencës, respektivisht të gjithë potencialit shkencor të shtetit, thekson Dimitrievski.

    Federata kombëtare e fermerëve (FKF) vlerëson se në raport me ushqimin, vendi bëhet i varur në aspektin e importit gjë që bregos veçanërisht tani, në kushte të krizës shëndetësore, energjetike dhe ekonomike, ndërsa nuk janë përjashtuar edhe shtrenjtime më të mëdha të produkteve ushqimore.

    “Të gjithë duhet ta kemi të qartë se po bëhemi shtet i varur për ushqim.  Sipas statistikave, në vitin 2020, importi i ushqimit dhe kafshëve të gjalla arrin në 618 milionë euro, ndërsa eksporti është 392 milionë euro. Importi më i madh është regjistruar te mishi, pastaj perimet dhe pemët, më pas drithërat, qumështi dhe produktet e qumështit, si dhe sheqeri. Këto fakte na shqetësojnë edhe neve si vend i varur nga importi, përballemi me ndikime negative në ekonominë maqedonase. Do të vijojnë shtrenjtime edhe më të mëdha të prodhimeve ushqimore dhe kjo po ndodh kudo në rajon, duke përfshirë botën. Me këtë rast, dëmin më të madh e pësojnë bujqit dhe konsumatorët. Te ne ka një paradoks – shtrenjtohen produktet ushqimore, ndërsa produktet primare bujqësore janë me çmime të ulëta blerëse, pa marrë parasysh se edhe këtu çmimet dhe inputet rriten, siç janë nafta, preparatet mbrojtëse, plehrat, derisa nuk ka fuqi punëtore sezonale ose është shumë e shtrenjtë, tha nënkryetarja e FKF-së, Vaska Mojsovska.

    Ajo thekson se lëvizjet e këtilla në bujqësinë, ku janë çmimet e produkteve blerëse janë shumë të ulëta në raport me çmimet e prodhimit, veprojnë në mënyrë demotivuese mbi bujqit e vegjël të cilët në mënyrë të heshtur fillojnë t’i reduktojnë sipërfaqet e tyre dhe t’i braktisin mjediset rurale.

    “Një pjesë e madhe e bujqve i ulin sipërfaqet e tyre, meqë çmime më të larta për prodhim sesa ato që janë për shitje.  Disa herë nga FKF-ja kemi potencuar edhe tani do të potencojmë se duhet të zhvillohen kapacitete përpunuese në mënyrë që tëm mund të rritet blerja e produkteve vendore me të cilat duhet të prodhohen përpunime vendore të perimeve dhe pemëve.  Ky është segment vërtetë i rëndësishëm që mund të nxisë dhe ndihmojë në zhvillimin e agrarit tonë.  Vëmendje e posaçme duhet kushtuar përmirësimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës bujqësore në pjesën e rrugëve, ujitjes, drenazhit dhe përballjes me ndryshimet klimatike, por duhet doemos të respektohet edhe të funksionojë prodhimtaria e kontraktuar në përputhje me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural.  Nëse punohet në këtë, kuptohet, se si shtet i varur nga importi i produkteve ushqimore do të kemi ende shtrenjtime të produkteve ushqimore edhe atë veçanëriasht të atyre ku konsumi është më i madh, ndërsa e tillë është buka, qumështi dhe mishi”, bën të ditur Mojsovska.

    Sipas saj, duhet të zhvillohen dhe të forcohen zinxhirët e furnizimit me ushqim nga prodhimtaria vendore.

    Ne nuk kemi prodhim të mjaftueshëm vendor dhe importojmë ushqim meqë sektori, si me fitim të ulët, nuk është aspak tërheqës për të rinjtë, ndërsa prodhimi nuk është shumë i automatizuar”, vlerëson Agro biznesi i Lidhjes së Odave Ekonomike.

    “Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, në vitin 2021 janë importuar produkte ushqimore në vlerë prej 745,4 milionë euro, që është rritje vjetore prej 12,2 për qind në krahasim me vitin paraprak 2020, derisa rritja në pesë muajt e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar arrin 17 për qind. Më së shumti importohet mish dhe produkte të mishit, më pas perimet dhe pemët, më pas drithërat dhe përpunimet e drithrave.  Kur këto shifra do të vihen në korelacion me faktin se kemi kushte të shkëlqyeshme natyrore dhe klimatike për zhvillimin e bujqësisë, bëhet e qartë se sektori bujqësor nuk merr mbështetjen përkatëse nga kreatorët e politikave për rritje dhe zhvillim.  Ndonëse ka disa iniciativa dhe angazhime pozitive, megjithatë kjo  mbështetje shpesh nuk është me kohë dhe nuk ka vazhdimësi, thekson kryetari i Agro biznesit Goran Gjorgjievski.

    Vendi, shton ai, me siguri do të preket nga mungesa globale e ushqimit, por sa do të jetë dimensioni nuk mund të thuhet saktësisht meqë varet se nga cilat masa do të ndërmerren për të reduktuar efektet e padëshiruara.

    “Për shembull, nëse synojmë të kemi prodhim të organizuar bujqësor, masa të reja mbështetëse duhet të miratohen për të mbjellat vjeshtore dhe ato duhet të publikohen më shpejt. Një nga këto masa duhet të jetë sigurimi i kredive pa interes për furnizimin e repromaterialeve. Po ashtu, në rrjedhë janë bisedimet në kuadër të nismës “Ballkani i hapur” për të gjetur së bashku mënyra për t’u përballur me sfidat e hidhura si mungesë e ushqimit dhe energjisë”, përkujton Gjorgjievski.

    Shoqata për Bujqësi dhe Industri Ushqimore pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut konsideron se edhe pse janë të vogla gjasat që të përballemi me mungesë të përgjithshme të produkteve ushqimore, është reale të pritet ofertë e reduktuar në kuptim të sasive dhe asortimenteve të produkteve, si dhe prioritizim nga përpunuesit. Me këtë rast, siç shprehen nga Asociacioni, duhet marrë parasysh se ngushtohen mundësitë për plotësimin e konsumit të brendshëm me import meqë kriza ushqimore ka dimensione më të gjera jo vetëm në rajonin përreth nesh, por edhe në Evropë.

    “Është reale të pritet edhe rritje e çmimeve në mënyrë që të kompensohen shpenzimet e rritura, çmimet e rritura të produkteve të importuara, por është gjithashtu reale që kjo rritje nuk mund të vazhdojë pafundësisht, prandaj do të duhet të ndërmerren masa për të mbështetur kategoritë e rrezikuara të popullsisë. (vauçerë për konsum), por edhe kompensim të shpenzimeve për përpunuesit. Aktualisht, prodhimi vendor i qumështit të papërpunuar, mishit, grurit, vajit të papërpunuar të ushqim nuk mund të mbulojë plotësisht nevojat vendore. Por, kjo nuk është diçka e re apo e një date më të re. Deficiti në tregtinë e jashtme zvarritet tashmë një periudhë më të gjatë, te produkte të caktuara importi është trefish më i lartë sesa eksporti (produktet e qumështit). Burimi kryesor i importit, i lëndëve të para, por edhe i produkteve të gatshme, janë vendet fqinje, ku blegtoria dhe bujqësia janë më të avancuara, më produktive dhe ku fokusi është sigurimi i tokës për prodhimin personal të ushqimit për bagëti dhe reduktimi i varësisë nga çmimet në tregti. Edhe këto mundësi për import janë përvetësuar për shkak të krizës së sapokrijuar edhe në vendet fqinje nga ku tradicionalisht importojmë lëndë të parë ushqim për bagëti”, sqarojnë nga Shoqata.

    Sipas Shoqatës, çështja është veçanërisht e ndjeshme kur bëhet fjalë për produktet themelore ushqimore.

    “Realiteti në pjesën e industrisë së qumështit është se prodhimi vendor i qumështit shënon rënie tashmë disa vite me radhë, por rënia është përshkallëzuar veçanërisht në gjashtë muajt e fundit. Situata është e ngjashme në pjesën e prodhimit të  drithërave, viçit dhe mishit të pulës (përveç në blegtorinë, ku shifra shënon tendencë të lehtë pozitive). Kjo ka të bëjë me një varg faktorësh, veçanërisht klimatikë, si dhe rritjes së madhe të çmimeve të ushqimit për bagëti, lëndëve të para, repromaterialeve dhe energjensave. Përpunuesit vendor përballen me një rritje drastike të shpenzimeve hyrëse, gjë që nuk mund të reflektohet plotësisht në çmimin përfundimtar të produkteve, për shkak të fuqisë së kufizuar blerëse të konsumatorëve”, theksojnë nga Oda Ekonomike.

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski është decid se do të ketë ushqim dhe bën thirrje , qytetarët të mos shqetësohen.

    – Po përballemi me krizë të rëndë ushqimore, por qytetarët mund të jenë të qetë. Do të kemi ushqim të mjaftueshëm për të gjithë. Prodhimin vendor të kulturave strategjike e stabilizojmë dhe ndihmojmë, duke krijuar masa të reja për të mbështetur fermerët dhe për të mbjellat vjeshtore. Përmes rebalancit kemi përgatitur buxhet për bujqësi me të cilin pastrojmë detyrimet e mbetura ndaj bujqve, ndërsa fillon edhe pagesa e avansit të subvencioneve”, thekson Nikollovski.

    Nga Ministria e Ekonomisë rikujtojnë se për zbutjen e situatës në përputhje me Ligjin për tregti deri tani janë ndëmarrë masa për kufizimin e çmimeve, masave për kufizimin e marzhit tregtar dhe fitimprurës në tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe masa për ndalimin e eksportit të produkteve të caktuara.

    “Të gjitha këto masa kanë të bëjnë me produktet themelore ushqimore. Masat më të reja të ndëmarra për zbutjen e situatës janë: Vendimi për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave të caktuara, me të cilin është përcaktuar marzhi më i lartë tregtar i produkteve themelore ushqimore, Vendimi për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara, me të cilin ndalohet eksporti i grurit dhe miellit të grurit dhe miellit nga gruri dhe thekrës, Vendimi për kufizim të eksporteve të mallrave të caktuara me të cilat ndalohet eksporti i druve të zjarrit, peletave, briketave dhe drurit tjetër të papërpunuar, si dhe Vendimi për anulimin e tarifës importuese – normës doganore për importin e vajit të lulediellit për gatim”, shprehen nga Ministria e Ekonomisë.

    Nga aty i referohen tregtisë së jashtme, por edhe theksojnë se në kushtet e mungesës së ushqimit nuk mund të vihemi në situatë të mos kemi prej ku të importojmë.

    “Të dhënat statistikore tregojnë se ne jemi importues neto, por duke marrë parasysh strukturën gjeografike të importit tonë, që kryesisht bëhen nga BE-ja, nga vendet e rajonit (CEFTA), Turqia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar me të cilat kemi lidhur marrëveshje preferenciale të tregtisë së lirë, në kushtet e mungesës së ushqimit, nuk mund ta vihemi në situatë të mos kemi nga të importojmë. Nëse shikohet shkëmbimi i përgjithshëm i jashtëm – tregtar në pjesën e ushqimit, do të shihhet se Republika e Maqedonisë së Veriut është importues neto, me ç’rast importi është dyfish më i madh se eksporti. Deficiti tregtar në pjesën e ushqimit është më i madh te mishi dhe produktet e mishit, qumështi dhe produktet e qumështit dhe vajrat shtazore dhe bimore. Suficiti arrihet vetëm te perimet, pemët dhe te perimet dhe pemët e konservuara. Importi më i madh në sektorin ushqimor, mbi 50 për qind, realizohet nga vendet e BE-së. Më pas janë vendet e CEFTA-s, më së shumti Serbia, bëjnë të ditur nga Ministria e Ekonomisë.

    Fondi intervenues – i proejktuar në 250 milionë denarë për prodhimtarinë bimore dhe blegtorale

    Qeveria në mars të këtij viti miratoi Programin për Fondin Intervenues në Bujqësi, “të rëndë” katër milionë euro që, siç arsyetoi atëherë ministri Nikolovski, nuk ka asnjë lidhje me programet tjera të rregullta për pagesa të drejtpërdrejta. Nga Fondi 120 milionë denarë ose rreth dy milionë euro janë për subvencionimin e shpenzimeve për plehra, por mjete shtesë ka edhe për ruajtësit e qengjëve dhe derrave.

    “Është mirë që u krijua ky Fond, i cili është instrument serioz për përballimin e situatave të krizës si kjo. Disa nga masat e politikave janë të mbështetura nga ai dhe duhet të japin rezultate pozitive, por efektet tek tani duhet të maten dhe vlerësohen”, konsideron profesor Dimitrievski.

    Kryetarja e FKF-së, Mojsovska, vlerëson se Fondi intervenues i ka ndihmuar fermerët në mirëmbajtjen e të mbjellave të elbit dhe grurit.

    “Por, gjendja në terren tregon se me shtrenjtimin e inputeve, prodhimi i grurit këtë vit është me çmim shumë të lartë, ndërsa çmimi i blerjes që japin mullixhinjtë është shumë i ulët dhe arrin në 18 denarë për kilogram. Që të mbijetojnë këto kultura dhe të realizohet mbjellja vjeshtore duhet të ketë mbështetje plotësuese”, shprehet Mojsovska.

    Edhe Oda e Agrobiznesit është dakord që Fondi intervenues ka pasur ndikim të rëndësishëm pozitiv meqë ndihmoi në mbulimin e shpenzimeve për repromateriale dhe plehra.

    “Megjithatë, kjo masë u vonua. Në bujqësi, procesi është organizuar në cikle që nuk mund të prolongohen, kështu që nëse nuk i merrni mjetet me kohë për të blerë atë që duhet, për shembull ndonjë prepara për ushqim, koha do të kalojë, më vonë nuk mund të aplikohet dhe në fund, kjo reflektohet në rendimentin”, thekson kryetari i Odës, Gjorgjievski.

    Shoqatra për Bujqësi dhe Industri Ushqimore në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut nuk sheh efekte konkrete nga Fondi i intervenimit.

    “Segmentet e caktuara nga agrosektori nuk janë përfshirë me masat e Fondit intervenues, kështu që në këtë moment nuk do të mund të paraqiten efekte konkrete. Njoftohet se me rebalancin e buxhetit janë siguruar mjete për pagesën e subvencioneve të vonuara dhe kjo mund të ndikojë në drejtim të zbutjes së situatës. Në të njëjtën kohë, me ritëm edhe më intensiv fillon realizimi i programeve të mbështetjes shtetërore për rritjen e fondit blegtoral, ndarjen e tokës për blegtorë për prodhim personal të ushqimit për bagëti. Ndërkohë duhet të ndalohet urgjentisht eksporti i drithërave që përdoren si ushqim për bagëti (misri, elbi) si dhe jonxha. Nuk janë të qarta arsyet pse edhe këto kultura nuk janë përfshirë, krahas grurit, me masat e ndalimit të eksportit, bëjnë të ditur nga Shoqata.

    Lajmi Paraprak

    Nga e premtja fillon dezinsektimi në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Banorët e fshatit Pallçisht që 20 vite kanë ujë vetëm dy orë brenda ditës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë