Uzurpatorët e pronës publike në Komunën e Tetovës

    Komuna e Tetovës edhe javën që lamë pas ka vijuar me lirimin e hapësirave publike të uzurpuara. Nga pushteti lokal në Tetovë, njoftojnë se ky aksion ka për qëllim vendosjen e rendit në qytet dhe të ketë më shumë hapësira publike të lira që do të mundësojnë qarkullim të lirshëm për qytetarët e Tetovës.

    “Inspektorati komunal ka vazhduar me aksionin për lirimin e hapësirave publike edhe atë duke filluar që nga rrethrrotullimi tek ‘Mema’ deri tek ‘Kafeteria Image’. Po vazhdojmë me lirimin e hapësirave publike, sepse askush nuk guxon të uzurpoj hapësirat e qytetit. Hapësira publike është shtëpi e të gjithëve”, thonë nga komuna e Tetovës.

    Ky është aksioni i katërt me radhë që ndërmerret nga ana e inspektoratit të komunës së Tetovës për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Tetovës. Kryesisht bëhet fjalë për vendosjen e reklamave në trotuare, karrige dhe tavolina si dhe tezga nëpër trotuare të cilët pengojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve. Në tërë qytetin e Tetovës, ka me qindra hapësira publike të uzurpuara të cilët janë vendosur nga biznese të ndryshme sidomos shitjen e mallrave në trotuare. Komuna e Tetovës edhe në të kaluarën ka ndërmarrë aksione të kësaj natyre, por sërish këto hapësira uzurpohen nga pronarët e bizneseve.

    Ditë më parë, edhe inspektorati i komunës së Tetovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pronarëve që reklamat dhe gjërat e tjera në hapësirat gjelbëruese të njëjtat t’i largojnë në të kundërtën do të ndërhyjë do të pasojnë edhe dënimet.

    Nga ana tjetër, edhe në pjesë tjera të qytetit, shumë shitore për ushqime qoftë me pakicë apo me shumicë, ekspozojnë mallrat e tyre në trotuare dhe deri më tash ndaj tyre nuk janë marrë masa për lirimin e trotuareve dhe largimin e mallrave.

    Kësisoj, trotuare dhe rrugë të pakalueshme, vetura të parkuara gjithandej, ngarkim-shkarkim i mallit pa respektuar orarin prej orës 19 në mbrëmje deri ora 7 në mëngjes, janë pjesë përbërëse e kaosit në qytetin e Tetovës. Kësisoj, mallrat nëpër markete të ndryshme zbarkohen edhe në mes të ditës ndërsa transportuesit e bllokojnë rrugën dhe më pas krijohet tollovia në rrugët e Tetovës edhe pse ekziston një vendim i sjellur nga përbërja e kaluar e këshillit të Tetovës që ngarkim-shkarkimi i mallit në disa rrugë të qytetit të bëhet me orar të caktuar.

    Dukuria e uzurpimit të hapësirave publike në Tetovë, është problem që vite me radhë është aktual dhe assesi të gjen zgjidhje. Malli në këtë pjesë të qytetit të Tetovës shkarkohet kur ju konvenvon atyre edhe pse në letër ka një vendim se kur duhet të bëhet ngarkim-shkarkimi Qytetarët nga ana tjetër ankohen se në shumë raste duhet që të zbresin në rrugë pasi që trotuaret janë të zënë nga automjetet e ndryshme.

    Edhe rruga nga qendra e Tetovës për tek stadiumi i qytetit çdo ditë është e stërngarkuar me automjete të cilët shkarkojnë mall nëpër markete dhe kjo mjafton që kjo rrugë të jetë e bllokuar dhe e vështirë për qarkullim. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Epoka e kërcënimeve të mëdha

    Lajmi i rradhës

    BUJQIT NË RMV ME VITE ANKOHEN PËR SHITBLERJEN E PRODHIMEVE BUJQËSORE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë