“Vanja” mbrojtja – Alibi për kohën e vrasjes

    Me paraqitjen e fletëpagesës nga një bankë në Shkup, avokatët e të akuzuarit të parë Lupço Palevski, në seancën e sotme për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, tentuan t’i paraqesin klientit të tyre alibi për kohën e vrasjes së Vanjës.

    Palevski dhe avokatët e tij mbrojtës pretendojnë se gjatë rrëmbimit dhe vrasjes, ai ka qenë në një bankë, ku ka pritur për një kohë të gjatë për të bërë pagesë. Mbrojtja kërkoi që gjykata të sigurojë video-incizim nga banka për të mbështetur këto pretendime ndërsa gjykatësi Ivica Stefanovski e pranoi kërkesën.

    Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe dëshmitari i mbrojtjes, polic nga SPB Veles, i cili në deklaratën e tij tha se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit Bore Videvski janë gjetur armë dhe municione, por jo edhe arma për të cilën ai ka pasur leje.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski thotë se nuk u takua me Gruevskin në Hungari – Jep disa detaje se kush u takua

    Lajmi i rradhës

    Një në katër grua në vend preket nga kanceri i gjirit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë