Varësia nga interneti, psikologët: Problem shumë shqetësues

    Varësia nga rrjetet sociale është një nga problematikat gjithnjë e më shumë në rritje në ditët e sotme, ku diskutimet për këtë çështje po ngrihen në shumë vende të botës.

    Orët e qëndrimit në telefon janë shtuar dhe më tepër pas periudhës së pandemisë, ku për shkak të izolimit, koha shpenzohej online.

    “Unë qëndroj 2-3 orë në ditë në telefon, në rrjetet sociale Youtube, Insta, Facebook. Unë qëndroj 10 orë. Unë qëndrojë 3-4 orë”- tha një i ri.

    Pasojat e qëndrimit me orë të zgjatura në rrjetet sociale, shfaqen në komunikimin e përditshëm të të rinjve.

    Është një problem shumë shqetësues jo vetëm për të rinjtë shqiptar por në mbarë botën sepse në vetvete rrjetet sociale i mbajnë individët të izoluar brenda tyre dhe jo vetëm por kanë filluar të shfaqin dhe problematika në formën e të sjellurit, të menduarit dhe ajo që është më e dukshme në formën e komunikimit”- u shpreh psikologia Arjana Muça.

    Rrjetet sociale sot po përdoren dhe si një mënyrë e mirë marketingu madje janë kthyer edhe në burim të ardhurash. Problematikë konsiderohet momenti kur individi pjesën më të madhe të kohës së tij e kalon online duke lënë pas dore angazhimet e përditshmërisë.

    “Në fakt ajo që vë re në auditoret e fakultetit, shumica e të rinjve janë përdorues të rrjeteve sociale, nuk bëjnë dot pa to. Në shumicën e rasteve që i pyes sa orë mund të qëndroni ju pa përdorur rrjetet sociale, pjesa më e madhe përgjigjen: unë nuk mund të rri pa telefonin tim. Kjo për mua përbën një shqetësim sepse ndikon totalisht në kohën që ata shpenzojnë në studimin e tyre. Jo vetëm aq por dhe në kohën që shpenzojnë për tu marr me vemprimtarinë e tyre,me aktivitetin e tyre të përditshëm dhe kjo pastaj sjell dhe ato pasoja që ne i themi ulja e përqëndrimit, shkëputja herë pas here nga realiteti që sjellin pikërisht rrjetet sociale”- u shpreh Muça.

    Shqetësuese është dhe fakti që janë vet prindërit ata që po i nxisin fëmijët ndaj varësisë nga mediat sociale, duke lejuar përdorimin e telefonave që në moshë të hershme. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët nuk reagojnë ndaj antibiotikëve, përse ndodh kështu?

    Lajmi i rradhës

    “Njerëzit duhet të fotografojnë votën për të qenë “OK” me Vuçiqin”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë