Várhelyi: Ekziston mundësia që Shqipëria të fillojë bisedimet e anëtarësimit para Maqedonisë

    Komisioni Evropian ka sugjeruar që është e mundur që Shqipëria të fillojë bisedimet e anëtarësimit në BE dhe Maqedonia e Veriut të presë për shkak të mosmarrëveshjes me Bullgarinë, përcjell Nistori.

    Eurokomisionari për Zgjerim i BE-së, Olivér Várhelyi, sot për “Euronews”, përcjell Nistori, është deklaruar se ekziston mundësia që Shqipëria dhe Maqedoninë të ndahen në bisedimet për eurointegrim, nëse Maqedonia dhe Bullgaria nuk gjejnë zgjidhje të përbashkët.

    “Nëse edhe më tej hasim në vështirësi me Maqedoninë e Veriut, kjo do të nënkuptonte negociata të pasuksesshme me Bullgarinë, atëherë ne mund të vazhdojmë vetëm me Shqipërinë. Dhe ne duhet ta shikojmë atë çështje.”

    Negociatat midis Maqedonisë dhe Bullgarisë akoma nuk kanë një epilog. Në Bullgari do të ketë zgjedhje të reja. Presidenti bullgar, Rumen Radev ka caktuar zgjedhjet për 11 korrik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut ka vaksinuar 100 mijë persona

    Lajmi i rradhës

    Rreth 128 mijë njerëz punojnë në të zezë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë