Rreth 128 mijë njerëz punojnë në të zezë në RMV

    Më shumë se 128 mijë njerëz në Maqedoni punojnë në të zezë Rreth 65% e tyre në periudhën e kaluar kanë mbetur pa të ardhura ekonomike, sepse puna në bujqësi, ndërtimtari dhe sektorin e gastronomisë janë punë që nuk bëhen nga shtëpia, kjo sipas një sondazhi nga Analitika. Pa kontribute të paguara, nuk kanë sigurim shëndetësor, zakonisht marrin paga të ulëta, përcjell Nistori.

    Shteti është përpjekur t’u ndihmojë nëpërmjet pakove ekonomike, por hulumtimi tregon se 75% e punonjësve nga punonjësit joformalë nuk kanë shfrytëzuar asnjë masë.

    Sipas ministreshës së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, kategoritë më të rrezikuara janë ndihmuar me mbulesë më të madhe, gjegjësisht personat që marrin ndihmë minimale të garantuar. Në sistem, për një vit janë regjistruar 6,500 njerëz të rinj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Várhelyi: Ekziston mundësia që Shqipëria të fillojë bisedimet e anëtarësimit para Maqedonisë

    Lajmi i rradhës

    Vaksinimi në Tetovë, pamje nga qendra në shkollën e mesme të mjekësisë (Foto)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë