Vazhdojnë akuzat ndërmjet Izairit dhe Sejdiut për rezultatin e zgjedhjeve lokale në komunën e Zhelinës

    Rezultati në zgjedhjet lokale në komunën e Zhelinës doli me dallim shumë të ngusht (69 vota), edhe atë në favor të kandidatit të Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu. Akuzat nuk kanë mbaruar edhe pas rezultatit të 31 tetorit nga të dy kandidatët, shkruan Nistori.

    Fatmir Izairi nga radhët e Lëvizjes Besa, nëpërmjet një postimi në Facebook ka akuzuar Sejdiun, sipas tij, disa mercencarë kriminelë në disa vendvotime kanë ushtruar terror sistematik mbi vëzhguesit, komisionerët, por edhe votuesit duke i kërcënuar e kapur për gjoksi edhe në vendvotime!

    “Drejtorët e “depolitizuar” bashkë me stafin teknik çkyqën rrymën në disa vendvotime dhe po të njëjtit mercenarë të paguar të eshit të tyre përsëri në po atë kohë u gjendën aty edhe pse nga shtabi jonë kishin denoncuar prezencën e tyre në vendvotime, dhunën që ushtronin tek vëzhguesit e komisionerët të cilët protestonin dhe informonin për parregullsitë. Disa persona me vetëm një muaj afat të kaluar t.ë letërnjoftimeve nuk i lejonin të votojnë (e lejuar ishte deri në 6 muaj afat i kaluar) kurse ca të tjerë me afat të kaluar me më tepër se 1 vit e gjysmë e me letërnjoftime të thyera copë, lejoheshin të votojnë”, “>ka mohuar Sejdiu dhe se nuk është e vërtetë se do të ketë rivotim në ndonjë vendvotim në Zhelinë.

    “Ankesat janë të pabaza sipas KSHZ! Këto tentativa bëhen qëllmisht nga kundërkandidati, për të krijuar huti tek popullata. Kjo huti bëhet qëllimisht nga pafuqia e pranimit të humbjes së këtyre zgjedhjeve”, shton Sejdiu.

    Blerim Sejdiu ka arritur të marrë 5.170 vota, kurse Fatmir Iziri i BDI-së ka arritur të marrë në këtë rrethin e dytë 5.100 vota. Për Blerim Sejdiun është mandati i dytë në këtë komunë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Qeveria pa plan për t’u ballafaquar me krizën energjetike

    Lajmi i rradhës

    Teza mbi teorinë e shtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë