Vazhdojnë përplasjet për kryqin në Kodrën e Diellit

    Dega e BDI-së e Tetovës ka akuzuar Lëvizjen Besa se nuk po ndërmerr asnjë hap për heqjen e kryqit në Kodrën e Diellit i cili u vendos muaj më parë. Sipas BDI-së, kryqi është vendosur me dijeni dhe leje e Besës dhe VMRO-DPMNE-së.

    “Në mungesë të punës dhe vizionit, mafia urbane që udhëheq me komunën e Tetovës në mënyrë dëshpëruese tenton të manipulojë me ndjenjat fetare të qytetarëve të Tetovës. Duke e pasur parasysh që në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal të Tetovës, zyrtarët e komunës publikisht e kanë pranuar se kanë qenë në dijeni që do të vendoset kryqi në Kodrën e Diellit, dhe nuk kanë marrë asnjë veprim, shihet qartë që këto janë veprime të koordinuara në mes Lëvizjes Besa dhe VMRO-DPMNE-së”, thonë nga BDI- Dega Tetovë.

    Por, shefi i inspektoratit të komunal të Tetovës Sedat Sulejmani, tha se tashmë vendimi për heqjen e kryqit është marrë dhe pritet ekzekutimi i vendimit.

    “Kryqi ka vendim për prishje, kryqi ka vendim për prishje dhe ju është dërguar. Në Tetovë ka rreth 5000 objekte që kanë vendim për prishje, e shihni që mundohemi të punojmë dhe kur t`i vij radha do bëhet”, deklaroi Sedat Sulejmani Shef i inspektoratit komunal të Tetovës.

    Nga Lëvizja Besa ndërkohën prezantuan dokumente që pretendojnë për një vendim të Qeverisë për kthimin e tokës dedikuar për kullota në tokë ndërtimore për tu ndërtuar Kisha në Kodër të Diellit. Kryqi në oborrin e Manastirit “Shën Naumi i Ohrit” u ngrit më 17 nëntor.

    Nga Këshilli i Manastirit, në një deklaratë për Alsat, thanë se kryqi ishte vendosur pa lejen e komunës së Tetovës.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevskit nuk i pëlqen që Vetëvendosja merr pjesë në zgjedhje në RMV?!

    Lajmi i rradhës

    Hekurudha

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë