Hekurudha

    Daut Dauti / Fotografia: Nistori

    Daut Dauti

    Para disa javësh udhëtova me një mini-bus nga Tirana në Shkup. Para se të niseshim u njoftova me një australiane dhe një kanadeze që kishin qëndruar disa ditë në Shqipëri e tashti po e vizitonin Maqedoninë. Që të dyja të fascionuara me bukuritë natyrore të Shqipërisë, por jo me gjërat tjera, si psh struktura e komunikacionit. Ankesat e tyre kishin të bëjnë me mungesën e transportit publik. Kur e kaluam Elbasanin ato e shpeshtuan fotografimin e natyrës nëpër të cilën kalonim. Shpesh ndesheshim me hekurudhën, vija e së cilës, së bashku me urat, e zbukuronte peisazhin.

    “Si duket trenat rrallë kalojnë këtupari” – tha njëra.

    “Nuk kalojnë fare” – iu përgjegja unë.

    “Si është e mundur që dikur ka pasur tren e sot jo” – dhe një varg pyetjesh tjera që e orientuan bisedën tonë në këtë fushë.

    Ato nuk e kuptonin pse nuk qarkullon treni. Logjika e njeriut që vjen nga një shtet i zhvilluar nuk e kupton mungesën e trenit. Në vendet e zhvilluara treni është mjeti kryesor i transportit. Hekurudha është edhe simbol që tregon nivelin e zhvillimit të shoqërisë dhe ekonomisë.

    Sidoqoftë, vija hekurudhore Durrës – Prishtinë, pa asnjë dyshim është projekti më i madh dhe më i rëndësishmi i shqiptarëve. Jo vetëm ndërtimi, por më shumë funksioni ekonomik e shoqëror që do ta kryej kjo hekurudhë. Duhet të shpresojmë se do të ndërtohet me kohë dhe se do të funksionojë ashtu siç funksionon në Evropë.

    Përndryshe, Kosova ka hekurudhë që nga viti 1876. Pra, treni ka filluar të qarkullojë në Kosovë gati paralel me vendet tjera evropiane. Por sot, mezi funksionon.

    Zhvillimi i vendeve matet me nivelin funksional të hekurudhës. Prijnë Japonia dhe Zvicra në këtë drejtim. Është mirë nëse i afrohemi këtyre dy vendeve.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdojnë përplasjet për kryqin në Kodrën e Diellit

    Lajmi i rradhës

    Barcelona rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve

    Lajme tjera

    Surrogati i nënës

    Justinian Topulli Surrogat është një fjalë me origjinë latine që do të thotë të vendosësh diçka në vend…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë