Vazhdojnë problemet me rrjetin e ujësjellësit në Tetovë

    Vazhdojnë problemet me rrjetin e ujësjellësit në Tetovë. Me këtë rast uji që vjen nga burimet e Leshnicës është i turbullt dhe stacioni i filtrimit është i ndalur. Sipas njohësve të këtyre rrethanave, stacioni i filtrimit funksionin vetëm kur uji është i pastër. Kjo situatë që përsëritet shpesh herë, mund të sanohet prandaj nevojitet një sistem i pastrimit të ujit para se të hyjë në sistemit e filtrimit. Kjo metodë vështirë se do të realizohet së shpejti për shkak të mungesës së mjeteve financiare, thotë Ratko Davidovski, mjek në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë.

    Bëhet fjalë për ujëra sipërfaqësor, prandaj edhe nevojiten ndërhyrje shtesë që të bëhet një pastrim I ujit dhe më pas në stacionin e filtrimit të kryhet procedura e rregullt, pohon mjeku Davidovski. “Ne e dimë se kur ka mungesë të ujit prandaj edhe kyçet stacionit i filtrimit për të bërë pastrimin e ujit që vjen nga lumi i Leshnicës dhe përmes atij sistemi të parafiltrimit apo pastrimit, edhe ndryshimi i shijes dhe erës, jo vetëm turbullimi, përmes preparateve adekuate, deri në 70 për qind bëhet pastrimi i ujit”, tha Ratko Davidovski, mjek në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë.
    Për situatën me ujin e pijshëm, qendra për shëndet publik, ka për obligim që të bëjë raport deri tek autoritet e pushtetit qendror dhe atij lokal dhe ata kanë për detyrë të ndërmarrin masa.

    “Obligimi ynë ligjor është që çdo vit të bëjnë raport për gjendjen me furnizimin me ujë të pijshëm si ndaj drejtorisë së Qendrës për Shëndet Publik, Ministrisë së Shëndetësisë dhe deri tek komunat. Katër vite, i kemi dhënë këto propozimi rregullisht tek autoritetet përkatëse. Është në kompetencë të tyre se kur dhe si do të veprojnë”, nënvizon Ratko Davidovski. Mjekët apelojnë që qytetarët kur të vërejnë se uji është i turbullt, të lënë që të rrjedhë uji të paktën 10 minuta derisa të pastrohet.

    “Tashmë është bërë praktikë që të çkyçet sistemi i filtrimit kur uji turbullohet në burime në lumin e Leshnicës, dhe ai uji nuk përfundon në rrjetin e ujësjellësit, prandaj edhe rezultatet e ujit janë të mira dhe uji mund të konsumohet sepse uji që ndotet nga reshjet nuk vjen tek qytetarët. Pra, qytetarët mund të jenë të qetë,se normalisht zvogëlohet sasia e ujit në ujësjellës, por uji është I sigurt për konsum”, sqaroi mjeku Davidovski. Kjo nuk është hera e parë që kjo situatë ndodhë me ujësjellësin e Tetovës. Zakonisht, këta probleme shfaqen gjatë muajve të verës dhe pranverës. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Partitë marrin “injeksionin” e fundit nga Buxheti

    Lajmi i rradhës

    Në ke mall…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë