Vazhdon djegia e kallamishteve në Strugë, komuna dhe pushteti qendror i hedhin topin njëra-tjetrës!

    Djegia e kallamishteve në Strugë është shqetësim që me dekada përsëritet në qytetin buzë liqenit. Kjo aq më keq kur ndodh përpara çeljes së sezonit veror. Gjersa struganët bëhen gati t’i mirëpresin turistët, zjarri shkrumbon sipërfaqe të mëdha me kallame, nga Struga deri në fshatin Kalishtë!

    Këto pamje tregojnë  për incidentin e fundit! Në mes të ditës kallamishtes iu vu zjarri! Aktivistët është e shohin si dëshmi se në një shoqëri ku sundon paligjshmëria, gjithçka rrotullohet rreth parasë dhe pushtetit politik.

    “Mendoj se janë persona të cilët duan ta uzurpojnë vendin, ne disa herë kemi reaguar si organizatë qytetare, si aktivistë civil, por deri më tani nuk kemi gjetur ndonjë zgjidhje serioze nga organet kompetente”, tha Kosta Hiohi, aktivist qytetar.

    Si pushteti lokal po ashtu edhe qendror janë kompetentë për mbrojtjen e mjedisit, por në vend që ta bëjnë këtë, fajin ia hedhin njëri-tjetrit. Inspektorati i ambientit jetësorë në Strugë thonë se nuk janë kompetent për ndërmarrjen e masave pasi që, siç thonë, ajo pjesë ku digjet kallami është zonë e trashëgimisë natyrore.

    “Ajo është në pjesën e trashëgimisë natyrore të liqenit të Ohrit. Ne si komunë nuk kemi ingerenca, sepse një pjesë e ligjit të natyrës e inspekton Inspektorati Shtetëror i Ambientit”, thonë nga Inspektoriati për Aambient Jetësorë-Strugë.

    TV21 u drejtua edhe tek Inspektorati shtetëror për mjedisin, nga ku na thanë se përgjegjës është inspektorati komunal, pikërisht për arsye se është pjesë e trashëgimisë kulturore të liqenit.

    “Inspektorati komunal është përgjegjëse për menaxhimin dhe zbatimin e masave dhe aktiviteteve për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore dhe parandalimin e aktiviteteve që ndikojnë negativisht në vlerat e jashtëzakonshme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Strugës dhe Ohrit dhe janë të obliguar të vendosin tabela informuese”, theksojnë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

    E në fakt neni 171 i Ligjit për Ambient Jetësor për të drejtat dhe detyrat e inspektorëve të ambientit thotë se Inspektorët shtetëror kanë të drejtë të kryejnë inspektim në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

     “Inspektorët shtetërorë kanë të drejtë dhe detyrë të kryejnë inspektimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji, për të kryer kontrolle  të trashëgimisë natyrore si dhe burimeve të tjera natyrore që gëzojnë  mbrojtje në përputhje me këtë ligj, dokumentacionin përkatës, fletë pune, ambiente pune dhe ambiente dhe pajisje”, thuhet në nenin 171 për të drejtat dhe detyrat e inspektorëve.

    Ekspertët thonë se kallamishtja e liqenit është një vend ku shumohen disa lloje të peshqve, andaj si pasojë e zjarrit shkatërrohet një pjesë e mirë e tyre. Theksojnë po ashtu se kallami konsiderohet si pastrues i ujërave të liqenit.

    Lajmi Paraprak

    Bullizmi: Pse shumica e njerëzve nuk bëjnë asgjë kur e shohin atë?

    Lajmi i rradhës

    Kërkesat e sindikatës kanë bërë që partitë politike të politizojnë me grevën në arsim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë