Vazhdon gjykimi për rastin “Sozia”

    Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të vazhdoj gjykimi ndaj pesë të akuzuarve për rastin “Sozia”, përkatësisht për dhënien e pasaportave shtetasve të huaj me precedent kriminal.

    Në seancën e parë, nga 11 të akuzuar, pesë prej tyre e pranuan fajin. Seanca e sotme gjyqësore vazhdon për Faruk Bukin, Vesna Kollevskën, Olivera Sofronievskën, Branisllava Vlladiçevskën dhe Shemsedin Jasharin, të cilët u shprehën se nuk ndihen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen.

    Sipas akuzës, në periudhën prej qershorit të vitit 2017 deri në fund të vitit 2020 janë dhënë pasaporta për 214 shtetas të huaj dhe një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Në Shkup arrestohet një i kërkuar për vrasje të kryer në Turqi

    Lajmi i rradhës

    Ansu Fati, iu nënshtrua përsëri një operimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë