Ansu Fati, iu nënshtrua përsëri një operimi

    Ansu Fati ka shkuar përsëri ‘në brisk’, këtë herë me Dr. Jose Carlos Noronha që kreu operacionin mbi të riun e Barcelonës në qytetin portugez Porto.

    Klubi konfirmoi të mërkurën pas mesnate se 18-vjeçari kishte udhëtuar në Portugali për t’u kontrolluar nga mjeku, dhe më vonë raportoi se ai ishte nënshtruar një operacioni..

    “Pasi udhëtoi për në Porto, Ansu Fati i është nënshtruar një artroskopie kontrolli në gjurin e majtë nga Dr. Jose Carlos Noronha, nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Klubit. Lojtari do të vazhdojë me procesin e tij të rikuperimit”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.

    Ansu Fati ka qenë jashtë aksionit që kur u dëmtua kundër Real Betisit në nëntor, dhe rikuperimi i tij nuk ka shkuar sipas planeve.

    Ai vetë është prekur negativisht nga ndërlikimet në rikthimin e tij dhe ai është i dëshpëruar për të luajtur përsëri futboll.Lexo po ashtu:Ansu Fati llogaritet e ardhmja e klubit, Barcelona synon ta blindojë me kontratë të re fitimprurëse

    Parashikimet e hershme ishin që lojtari do të humbte veprimin katër muaj, por ai tani ka qenë jashtë fushave për gjashtë muaj tashmë dhe nuk do të kthehet deri në fillimin e sezonit 2021/22.

    18-vjeçari ka luajtur 43 ndeshje me ekipin e parë dhe ka shënuar 13 gola, si dhe ka siguruar tre asistime.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon gjykimi për rastin “Sozia”

    Lajmi i rradhës

    Spasovski me urim drejtuar nënpunësve të policisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë