Vazhdon keqpërdorimi i flamurit të BE-së

    Një numër i madh i ligjeve dhe ndryshimeve ligjore, në periudhën e kaluar u miratuan me flamur evropian me procedurë të shkurtuar, shkruan Alsat.

    Një dilemë nëse flamuri evropian është keqpërdorur u ngrit duke nisur nga Ligji për Shtetësinë, pesë ndryshimet në ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve nga Bektel-Enka. Pastaj erdhën ndryshimet në Kodin Penal, dhe ndryshimet në Ligjin për Lojërat tani janë me flamur evropian.

    Ndërsa qeveria pretendon se këto ligje janë në pajtim me direktivat evropiane, nga Brukseli kanë ardhur kritikat për keqpërdorimin e flamurit evropian për disa prej tyre. Ambasadori i BE-së Dejvid Gir kohët e fundit tha se ka raste kur flamuri përdoret në mënyrë të papërshtatshme dhe pamundëson debat të vërtetë publik.

    Sipas Malinka Risteska Jordanovës, nga Instituti për Politika Evropiane, disa herë është shkelur Rregullorja e Kuvendit, ndërsa ka presione nga jashtë për ta kapërcyer këtë situatë me përdorimin e flamurit.

    “Kemi raste kur do të kemi të bëjmë me një dispozitë që është e harmonizuar ose me disa dispozita, por diçka që autoritetet kanë nevojë për momentin do të zvarritet dhe kjo zakonisht është më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Kjo është një shkelje e dukshme e Rregullores. Së dyti, vullneti politik nuk përdoret”, tha Malinka Risteska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

    Jordanova shtoi se Brukseli gjithashtu e komentoi këtë situatë në raportet e tij dhe se gjithashtu kujtoi marrëveshjen ndërpartiake në vend, për të ndryshuar procedurat kur vendoset flamuri evropian.

    “Partitë tona në Kuvend kanë marrë tashmë detyrimin për të ndërruar nenin e Rregullores, me të cilin është aplikuar kjo procedurë e shpejtë në vitin 2013, dhe kjo thuhet në raportin e skriningut. Në raportin e skriningut për institucionet demokratike, ndër të tjera, theksohet se ka marrëveshje për ndryshime në Rregulloren e punës dhe kjo duhet të ndodhë edhe me këtë nen”, thotë Malinka Risteska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane .

    Megjithatë, duke komentuar tekstin e fundit të Rregullores së re të Kuvendit, e cila dy ditë më parë ishte para deputetëve, Risteska thotë se nuk ka ndryshime thelbësore nga rregullat tashmë ekzistuese për procedurën e shkurtuar, përveç kohëzgjatjes së debatit, i cili, sipas saj, nuk e parandalon keqpërdorimin.

    Ligjet me flamurin e BE-së

    • Ligji për Shtetësinë
    • Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës
    • Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Shpronësimin
    • Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërtim
    • Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Planifikimin Urban
    • Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Përcaktimin e Interesit Publik, dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8
    • Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit Penal
    Lajmi Paraprak

    Padi kundër ministrit, Jeton Shaqiri – arsyeja është mungesa e teksteve shkollore

    Lajmi i rradhës

    Ligji për lojërat e fatit në RMV “zhduket” në Kuvend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë