Vazhdon keqpërdorimi i përkatësisë etnike gjatë punësimit

    Komuna e Kumanovës ka punësuar katër maqedonasë në vendet e parapara për shqiptarë. Katër të punësuarit kanë deklaruar rrejshëm se i përkasin përkatësisë etnike shqiptare dhe kanë zënë vendet e punës. Në konkurs ishin paraparë katër shqiptarë në pozitat: shofer, kamarier, pastrues dhe mirëmbajtës. Në vendin e katër shqiptarëve, përmes deklarimit të rrejshëm janë punësuar Nenad Dimovski, Dragan Veliçkovski, Igor Dimitrievski dhe Boban Stojanovski. Çdo vendim për punësim mban firmën e kreut të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

    Vendimet për punësim

    Nga Komuna e Kumanovës na thanë shkurt se për çështjen në fjalë do të përgjigjen ditën e nesërme për shkak të angazhimeve të kreut të Kumanovës, Dimitrievski në seancën e këshillit komunal. Një rast i ngjashëm me keqpërdorimin e balansuesit dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në Komunën e Kumanovës ndodhi jo më larg se në fillim të muajit maj, kur 8 maqedonasë të deklaruar rrejshëm si shqiptarë kapën vendet e punës që sipas sistematizimit ishin paraparë për shqiptarë.

    Keqpërdorimi vjen pikërisht në kohën kur Ministria e Drejtësisë po ballafaqohet me pengesat nga ana e Gjykatës Kushtetuese për të përcaktuar detyrimisht përkatësinë kombëtare në dokumentet që burojnë nga Evidenca Amë, përkatësisht në certifikatat e lindjes.

    Ditë më parë Gjykata Kushtetuese vendosi të ngrijë lëshimin e certifikatave të cilat jepen mbi bazën e udhëzimit që kërkon edhe deklarimin e përkatësisë kombëtare me arsyetimin se publikimi i vendimit në Gazetën Zyrtare është bërë me vonesë dhe bie ndesh me Nenin 52 të Kushtetutës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Sllupçanit: I bëjmë thirrje EVN-së që mos të na sheh si qytetarë të rendit të dytë

    Lajmi i rradhës

    Objektet hotelerike në Gostivar do të mund të punojnë me orar të zgjatur gjatë sezonit të verës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë