Vazhdon ndërtimi i një objekti në Çair, investitori ende nuk dihet se kush është

    Kanë vazhduar punimet e një objekti të ri në Çair, investitori i të cilit ende nuk dihet se kush është. Nga komuna e Çairit thanë se nuk kanë dhënë leje për ndërtim në atë pjesë dhe se punimet janë ndërprerë. Por TV21 shkoi aty dhe pa punëtorët duke punuar ndërsa tashmë platforma e parë është vendosur.

    Gjendemi afër shtëpisë së pleqve në Çair, dhe siç po shihet këtu prapa meje ka filluar të ndërtohet një objekt i cili nuk ka leje ndërtimi. Para disa javësh banorët e azilit u ankuan se nëse ndërtohet objekti këtu, do t’ua zërë frymën dhe nuk do të ketë ku mund të marrin ajër. Pyetëm nga komuna e Çairit se kush është investitori dhe a ka leje për ndërtim por nga atje na thanë jo vetëm që nuk ka leje por edhe nuk dihet se kush është investitori I kësaj ndërtese.

    TV21 pyeti sërish në Komunën e Çairit se a është gjetur investitori dhe pse po ndërtohet kur nuk ka leje për ndërtim. Nga atje u përgjigjen shkurt me shkrim.

    “Zyrtarisht Komuna e Çairit ka ndaluar punimet në atë vend dhe deri tani askush nuk është drejtuar me kërkesë për leje ndërtimi.”- thanë nga Komuna e Çairit.

    Ndërkohë banorët e Shtëpisë së Pleqve po ankohen se ky ndërtim po ua zë frymën, sepse po ndërtohet shumë afër tyre.

    Pleqtë thonë se ky objekt ka 1 muaj që ka nisur të ndërtohet. 

    Lajmi Paraprak

    Nëse pagesa është e ulët, tregtarët në RMV nuk i përdorin kartelat

    Lajmi i rradhës

    Rritet llogaridhënia e bankave në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë