Vdes një i Shqipërisë në Tetovë, ishte duke kryer punë ndërtimore në fshatin Çellopek

    Policia e Tetovës informoi se dje një 54-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore. Rasti është raportuar rreth orës 15:40, kur në SPB Tetovë janë lajmëruar nga spitali klinik i Tetovës.

    “Është raportuar se në Spitalin klinik të Tetovës pa shenja jete është sjellë L.B. (54) nga Republika e Shqipërisë. Sipas raportimit, teksa ishte duke kryer punë ndërtimore në Çellopek të Tetovës rreth orës 14:30 mbi të është shembur dheu në kanalin që po hapnin. Ai është nxjerrë nga kanali dhe është transportuar në ordinancën private në fshat për ndihmë mjekësore dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Klinik të Tetovës.

    Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë kryer inspektim, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për autopsi. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

    Muajin e kaluar, më 14 korrik punëtorë të ndërtimit të moshës 50 dhe 63 vjeçare e humbën jetën duke punuar në Shipkovicë të Tetovës. Në atë kohë kanë ndërruar jetë A.A. (63) nga Sellca e Tetovës dhe XH.C. (50) nga Republika e Shqipërisë.

    Lajmi Paraprak

    Tetovari Pëllumb Gurra dizajnoi interierin e Rolls-Royce: Mjaft krenar dhe i emocionuar për këtë arritje

    Lajmi i rradhës

    Spasovski: Nuk do t’i dënojmë qytetarët të cilët nuk arrijnë në kohë t’i nxjerrin dokumentat personale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë