Vdes vajza që u plagos gjatë të shtënave në shkollën në Beograd

    Policia përpara shkollës “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, 3 maj 2023

    Në Klinikën e Fëmijëve në Tirshova të Beogradit, një vajzë që ishte plagosur gjatë sulmit me armë zjarri në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar”, ka vdekur.

    Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë për televizionin publik serb.

    Vajza kishte pësuar lëndime serioze gjatë të shtënave masive që ndodhën më 3 maj në shkollën në Beograd.

    Tetë nxënës dhe roja e sigurimit u vranë gjatë sulmit me armë zjarri, që u krye nga një djalë 13 vjeç.

    Me vdekjen e nxënëses që ishte e hospitalizuar, numri i viktimave nga ky rast arrin në dhjetë. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski nuk e amniston ish-prokuroren Katica Janeva

    Lajmi i rradhës

    Produktet organike të Kosovës në tregjet europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë