Vëllai i Adem Jasharit: Të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

    Nën duartrokitje të gjata e me nderim të thellë, është pritur Rifat Jashari në Kuvendin e Kosovës.

    Me një modesti e urtësi si rrallëkush, përfaqësuesi i familjes e cila dha gjithçka për Kosovën, mori fjalën për t’iu drejtuar deputetëve të Kosovës.

    Shkurt, por me mesazh të qartë, Jashari bëri thirrje për unitet të spektrit politik, sidomos për çështjen e hapur me Serbinë.

    “Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e shtetit, u kisha preferuar ta kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia e tani kemi kohë të merremi me tjerët”, tha Jashari.

    Vëllai i Adem Jasharit falënderoi të gjithë ata që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    “Sot jemi bashku në 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, i përshëndes edhe ambasadorët. Duke i falënderuar SHBA-të, shtetet e mike tona, e ju ushtarët tanë. Falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, lavdi e nder për të gjithë ata që ranë”, theksoi ai.

    Bashkë me fjalimin e Jasharit, përfundoi edhe seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, për nder të “Epopesë së UÇK-së”.

    Lajmi Paraprak

    RMV, deri më tani janë legalizuar pothuajse 300 mijë ndërtime pa leje

    Lajmi i rradhës

    Kopshtet në RMV kanë pranuar rekomandime se si të veprohet në rast të ndonjë kërcënimi për bomba

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë