Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” ka njoftuar qytetarët se një faqe e rreme në rrjetin social Facebook është krijuar, duke shpërndarë informacione të pavërteta në emrin e ndërmarrjes, shkruan Nistori.
“Ju njoftojmë se sot është krijuar një faqe e rreme në Facebook që po shpërndan informacione të pavërteta në emër të NP “Tetova Transport”. Ju bëjmë thirrje të mos bini pre e keqinformimeve dhe të merrni informacionet e sakta vetëm nga kanalet tona zyrtare,” thuhet në deklaratën e ndërmarrjes.
Gjithashtu, NP “Tetova Transport” thekson se nuk organizon asnjë lojë shpërblyese dhe këshillon qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve të mundshme.
“Për çdo lajm apo njoftim të vërtetë, ju ftojmë të ndiqni faqen zyrtare të NP “Tetova Transport”. Ju lutemi të raportoni çdo faqe të dyshimtë që shpërndan informacione të pasakta dhe të na njoftoni nëse hasni ndonjë përmbajtje të tillë,” vazhdon deklarata.
Ndërmarrja i fton qytetarët të ndjekin vetëm faqen zyrtare të NP “Tetova Transport” për çdo lajm apo njoftim të vërtetë. Në rast se keni informacione për faqe të dyshimta, ndërmarrja inkurajojn t’i raportojnë menjëherë për të mbrojtur komunitetin nga keqinformimi. /Nistori/