“Pandemia” e braktisjes nuk kursen as fshatrat fushorë, banorët e Shënpjetras: Presim vetëm vdekjen

    Shënpjetra është një fshat rreth 12 km larg qendrës së Fierit. Por heshtja që ka pllakosur të jep përshtypjen e një vendi të braktisur shumë vite më parë, larg qendrave të banuara.

    Ato pak banorë që takon janë të gjithë të moshuar. E kush më mirë se ato mund të tregojë arsyen se përse ky fshat është braktisur.

    “Është braktisur se nuk ka. Skamja i bën të gjithë, kanë ikur të tërë në emigracion. Shkollat u mbyllën këtu. Këtu ishin të gjitha klasat deri në të tetën, tani nuk ka fare as fillore”.

    “E mjeruar në maksimum gjendja. Kemi qenë 250 shtëpi, 1100 banorë. Sot them që ¼ ka mbetur. Në tri shtëpi vetëm një është e banuar, me pleq.”

    Lindjet dhe dasmat tashmë janë ngjarje shumë të rralla, një në shumë vjet.

    “Kam bërë njëherë debat në Këshillin Bashkiak se u mbyll shkolla. Kishim një lindje në 2000, pastaj në 2003 kishte lindur prapë ai. Një lindje në 3 vjet.”

    Ndërsa kur i pyet se çfarë presin nga e ardhmja, dëgjon këtë përgjigje.

    “Unë pres vetëm vdekjen, jo ndryshime më. Numërojmë ditët kur vjen data e pensionit.”

    Politikanët që u premtojnë në fushata nuk kanë më dëshirë t’i përmendin, ndërsa fushatat elektorale kanë lënë gjurmën e tyre te shtëpitë e braktisura./A2CNN//

    Lindjet dhe dasmat tashmë janë ngjarje shumë të rralla, një në shumë vjet.





    ndryshime më. Numërojmë ditët kur vjen data e pension

    Lajmi Paraprak

    Gjermani, kërkohet siguri bazë për fëmijët refugjatë

    Lajmi i rradhës

    Akullnajat zvicerane humbin 10 për qind të masës brenda dy vjetëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë