Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 97-të

    Studentët e bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë në Maqedoninë e Veriut do të mund të marrin bursa me vendimin e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 97-të që u zhvillua sot.

    Qeveria detyroi institucionet shtetërore që të shfrytëzojnë shërbimet e Shoqatës Aksionare “Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, duke rekomanduar edhe komunat dhe Qyteti i Shkupit të bën një gjë të tillë.

    Në këtë seancë u shqyrtua Informacioni për kontrolle elektronike të certifikatave dhe licencave të dhëna me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion. Kjo është një procedurë e re e cila e zëvendëson formën e kaluar përmes kontrolleve të dokumentacioneve në letër.

    Portali publik “etransport” do t’i mundësojë qytetarëve që të kenë qasje deri te informatat në lidhje me posedimin e licencave dhe certifikatave të kompanive për kryerjen e transportit të udhëtarëve dhe mallrave.

    Ushtarët e Armatës së Maqedonisë së Veriut do të mund të marrin pjesë në misionin dhe operacionin e NATO-s “NATO Mission Iraq -NMI”, misionin “KFOR” në Kosovë, “enhanced Forëard Presence – eFP” në Letoni, misionin e Bashkimit Evropian “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë dhe atë të UNIFIL-it në Liban.

    Lajmi Paraprak

    Zvicra me rekord të ri botëror, shfaqin trenin më të gjatë – ka 100 vagonë dhe shtrihet në 1.9 kilometra hekurudhë

    Lajmi i rradhës

    Për pak të digjet një objekt në Tetovë, zjarri kaploi orenditë e vendosura para kontejnerit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë