Vendosën flamurin shqiptar në kishën “Shën Atanasi” në Tetovë, policia në kërkim të autorëve

    Policia e Tetovës në koordinim me prokurorin publik po ndërmerr masa për zbulimin e autorëve të cilët vendosën flamurin shqiptar në kupolën e kishës “Shën Atanasi” në Kalanë e Tetovës dhe flamurin UÇK në shtyllë në hyrje të Kalasë, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.

    Rasti, siç bëhet me dije nga atje, është raportuar pasditen e djeshme rreth orës 17:30. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë një ekip policor, i cili ka kryer inspektim të plotë dhe po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

    “Dje (20-mars) në orën 17:30 në SPB-Tetovë është raportua se autorë të panjohur në kupolën e kishës ,,Shën Atanasi” në kompleksin e manastirit të Kalasë së Tetovës, kanë vendosur një flamur kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe në një shtyllë metalike në hyrje të Kalasë ishte vendosur një flamur me mbishkrimin UÇK. Menjëherë pas raportimit, në vendin e raportuar është dërguar një ekip i SPB Tetovë. Është kryer inspektim i plotë dhe janë ndërmarrë masat për zbardhje të plotë dhe dokumentim të rastit”, thonë nga SPB Tetovë. 

    Lajmi Paraprak

    RMV e katërta në botë për kërkesa për azil në BE

    Lajmi i rradhës

    Studentët e FINKI-it ligjëratë para Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë