Vërejtje serioze për punën e Gjyqësorit

    Procesi i skriningut të Komisionit Europian pati vërejtje serioze për gjyqësorin, zbatim jokonsistent i ligjeve, vonesa të konsiderueshme në proceset gjyqësore.

    Ministri i drejtësisë Fillkov tha se sistemi gjyqësor vlerësohet jo vetëm si i ngadaltë por edhe i korruptuar, ndërkohë që ndikimi politik vazhdon të cenojë pavarësinë e gjykatave.

    Ai tha se reformat në Këshillin gjyqësor janë të nevojshme duke përmendur pikat kyçe ku duhet reaguar.

    “Nga muaji i ardhshëm do të fillojmë debatet publike për Ligjin për këshillin gjyqësor. Këto debate do të jenë profesionale dhe jam i sigurt se do të japin fryte, veçanërisht në pjesët e tekstit ligjor që kanë të bëjnë me procedurën disiplinore, procesin e ankimimit, përzgjedhjen dhe shkarkimin”, tha Igor Filkov- ministër i Drejtësisë.

    Tatjana Çaçarova- Ilievska, si anëtare e Këshillit gjyqësor, theksoi se procesi zgjedhor në vend është pengesë për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të dhëna nga misioni vlerësues për punën e Këshillit, por theksoi se një pjesë e madhe e tyre tashmë kanë është zbatuar.

    “Përmes dy instrumenteve që ne si Këshill gjyqësor i përdorim për zbatimin e rekomandimeve, kemi arritur të zbatojmë pothuajse të gjitha rekomandimet, kemi ngecur vetëm aty ku ka pasur pengesa ligjore për të vazhduar punën”, u shpreh Tatjana Çaçarova Ilievska, anëtare e Këshillit gjyqësor.

    Misioni vlerësues i BE-së, vitin e kaluar vlerësoi se Këshilli gjyqësor ka humbur besueshmërinë dhe rekomandoi zbatimin e 17 masave urgjente për tejkalimin e kësaj situate.

    Pas gati një viti, edhe pse Këshilli pretendon se pothuajse dy të tretat e masave janë zbatuar, ky organ është ende në shënjestër të kritikave. Kryeministri madje kërkoi shpërndarjen e tij dhe dorëheqjen e të gjithë anëtarëve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Filipçe: seancë urgjente në Kuvend për procesin eurointegrues

    Lajmi i rradhës

    Rrihen ndërmjet vete dy kirurg të spitalit të Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë