Kush ishin dy deputetët e shumicës që nuk votuan Për qeverinë e re?!

    Kuvendi me 62 vota “Për” ka votuar mbrëmë Qeverinë e re të Maqedonisë. Kryeministër i ri është Dimitar Kovaçevski, i cili sot pritet në ndërtesën e Qeverisë ta marrë funksionin e ish-kryeministrit Zoran Zaev, i cili dha dorëheqje, shkruan Nistori.

    Kundër votuan 46 deputetë dhe askush nuk abstenoi. Të pranishëm ishin 108 deputetë. Nga shumica pritej të votonin 64 deputetë, por votuan 62, sepse Izet Mexhiti njoftoi dje se kjo qeveri nuk ka legjitimet dhe ndryshime kadrovike. Deputetja e dytë nga radhët e shumicës ishte Lolita Ristova (LSDM) e cila nuk votoi, gjegjësisht nuk ishte e pranishme në kuvend për arsye shëndetësore.

    Kovaçevski do të ketë katër zëvendësa, Artan Grubi (BDI) – Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndëretnike, Sllavica Grkovska (LSDM) – Zëvendëskryeministre për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit, Bojan Mariçiq (LSDM) – zv. Kryeministri për Çështje Europiane dhe Fatmir Bytyqi (LSDM) – zv. për Çështje Ekonomike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse ushqimi nuk do të jetë më lirë gjatë vitit 2022?

    Lajmi i rradhës

    Sot Qeveria e re e Maqedonisë pritet të merr disa vendime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë