Animacion 3D është paraqitur si pamje reale e sulmit rus në Ukrainë

    Videoja nuk është reale, por është animacion 3D dhe është shpërndarë në Instagram në tetor 2021, katër muaj para pushtimit rus. Autori i videos ka mbi 90 mijë abonentë në YouTube, ndërsa për kontrolluesit e jashtë tha se nuk është video nga Ukraina, por një animacion që e ka bërë vetë.

    Recensojmë një video që është postuar në mediat botërore, e cila nuk ka kaluar as Maqedoninë e Veriut, e që i referohet luftimeve në Ukrainë pas pushtimit rus. Videoja është postuar dhe është marrë nga rrjeti social “TikTok”, dhe tregon një sulm të supozuar ajror rus në Ukrainë.

    Në raportimet e mediave të Maqedonisë (mund të shihni një shembull në këtë link) thuhet se “qiejt mbi Ukrainë janë mbushur me avionë rusë që fluturojnë në të gjitha drejtimet, ndërsa armët kundërajrore ukrainase po përpiqen t’i rrëzojnë“. Ky informacion daton në 24 shkurt 2022, pra ditën kur filloi pushtimi rus në Ukrainë.

    Megjithatë, videoja nuk është reale, është një animacion 3D dhe është shpërndarë në Instagram në tetor 2021, katër muaj para pushtimit rus.

    Autori përmend se është animator 3D dhe video me titullin në spanjisht është publikuar në kanalin e tij në YouTube më 29 tetor 2021. Titulli thotë: “Dëshironi të dini se si ishte të ishe në Luftën e Dytë Botërore? Kjo është për ju! ”

    Në përshkrimin e videos shkruan:

    Është një përmbledhje e vogël e animacioneve të mia të Luftës së Dytë Botërore. Do të përpiqem t’i ndajë animacionet nga luftimet ajrore. Dua të krijoj një betejë Tiger 1 kundër Sherman M4. Shumë përqafime, nëse ju pëlqejnë, abonohuni!

    Ky animator 3D ka mbi 90 mijë abonentë në YouTube. Në video shihet se përveç videos së përmendur, ai ka realizuar animacione të tjera 3D të aksioneve ushtarake.

    Kontrolluesit e huaj të fakteve kontaktuan pronarin e këtij kanali në YouTube dhe morën përgjigje:

    Është vetëm një animacion që kam bërë. Kjo nuk është video për Ukrainën.

    Nëse shikoni me vëmendje videon, mund të shihni se aeroplanët që shfaqen në qiell dhe janë keqinterpretuar si avionë rusë në Ukrainë nuk janë në lëvizje, ata thjesht po notojnë në vend. Kjo në vetvete është tregues.

    Për të gjitha faktet e mësipërme, ne konsiderojmë se materiali video i shpërndarë nuk është pamje reale, e besueshme dhe e vërtetë e një sulmi ajror rus në Ukrainë, por një animacion 3D i publikuar muaj para pushtimit rus në Ukrainë.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

    Lajmi Paraprak

    “Videoja ekskluzive” në këtë postim nuk është nga një avion rus, por para 10 vitesh në Libi

    Lajmi i rradhës

    Nuk është e vërtetë që Turqia ka qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë