Me incizim nga një videolojë portretizohet “Fantazma e Kievit”

    Videoja e shpërndarë në postimin që po recensojmë nuk është nga “piloti misterioz”, por është sekuencë nga një videolojë “Digital Combat Simulator World”. Zëdhënësi i kompanisë, për “Reuters” konfirmoi se materiali është me të vërtetë nga videoloja.

    Recensojmë një postim të publikuar në Facebook, në të cilin shpërndahet lajmi për “Fantazmën e Kievit”. “Fantazma e Kievit” është një person i panjohur, i cili dyshohet se është një pilot misterioz i një MiG-29 ukrainas, që rrëzoi 10 avionë rusë mbi qiellin e Kievit.

    (VIDEO) TË GJITHË FLASIN PËR TË, E THËRRASIN FANTAZMA E KIEVIT: KUSH ËSHTË PILOT MISTERIOZ I MIG-29 UKRAINAS QË SHKATËRONË 10 AVIONË RUS MBI QIELLIN E KIEVIT!

    Në tekst është shpërndarë një video 38 sekonda që tregon një aeroplan duke u goditur, djegur dhe duke u rrëzuar.

    Megjithatë, kjo video-sekuencë nuk është ngjarje e vërtetë, por nga videoloja Digital Combat Simulator World (Digital Combat Simulator World) dhe në video mund të shihet nga sekonda e 3 deri në sekondën e 10.

    Kjo video është nga loja, por gjithsesi është bërë për respekt ndaj Fantazmës së Kievit…., ka shkruar në YouTube personi që ka ngarkuar videon, më 25 shkurt 2022.

    Zëdhënësi i “Digital Combat Simulator World” konfirmoi për Reuters se materiali ishte me të vërtetë nga videoloja.

    Ndryshe, për “Fantazma e Kievit” tashmë është shkruar gjerësisht dhe në rrjetet sociale është portretizuar me një sërë videosh dhe fotosh të rrejshme, për të cilat është e pamundur të vërtetohet se të kujt janë.

    Deri më tani, ekzistenca e pilotit të quajtur “Fantazma e Kievit” nuk mund të konfirmohet. Ajo që është e sigurt është se shumë nga videot e shpërndara që portretizojnë pilotin e supozuar janë ose të manipuluara nga videolojërat, ose i përkasin ngjarjeve të tjera, ose janë të vjetra.

    Do të përmendim shembullin e ish-presidentit ukrainas Petro Poroshenko, i cili shpërndau në Twitter një foto të një personi që pretendonte se ishte “Fantazma e Kievit”, e cila është tre vjet e vjetër dhe e postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

    Në fotografi është një pilot me një helmetë të re franceze. Edhe nëse fotografia tregon vërtet “Fantazmën e Kievit”, ajo është e vjetër. Nuk ka asnjë provë që personi është me të vërtetë i njëjti pilot ose se ai ekziston ose nuk ekziston.

    Tani për tani, ky fakt është i paprovueshëm dhe “Fantazma e Kievit” mbetet në fushën e legjendave dhe përdoret kryesisht për të motivuar ushtrinë ukrainase. Edhe kontrolluesit e fakteve të “Deutsche Welle”, kanë vënë re edhe një sërë fotosh, video false apo të vjetra që portretizojnë këtë person në rrjetet sociale, të cilat nuk mund të lidhen me të.

    Megjithatë, videoja e shpërndarë në postimin që e recensojmë ne, definitivisht nuk është nga piloti, pasi është sekuencë nga një videolojë. Prandaj, postimin e vlerësojmë si postim në të cilin mungon konteksti (missing context).

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

    Lajmi Paraprak

    Video nga një serial televiziv është keqpërdorur kundër presidentit ukrainas Zelenski

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka prova që ka vdekur pilotja e parë luftarake femër në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë